Gjermania publikon listën e kombëtares, Low lë jashtë tre “yje”

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka prezantuar listën me 22 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Gjermanisë për Euro 2020. “Pancerat” do të përballen me Bjellorusinë dhe Estoninë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Në listën e publikuar gjatë ditës së sotme në faqen zyrtare të kombëtares gjermane, mungon emr i Marc-Andre ter Stegen, portieri i Barcelonës, që aktualisht ka një dëmtim në gju. Për këtë arsye ai nuk është thirrur në ekipin përfaqësues.

Në fakt, Ter Stegen luajti pak ditë më parë me Barcelonën, duke krijuar habi për jusitifikimin që ka dhënë kombëtarja gjermane për mungesën e tij, pasi klubi ku aktivizohet portieri nuk ka pasur ndonjë deklaratë për ndonjë dëmtim të mundshëm.

Toni Kroos dhe Mario Gotze janë gjithashtu dy lojtarët e tjerë që mungojnë. I pari mungon për shkak të një problemi muskulor, ndërsa i dyti pa arsye, megjithëse Gotze ka bërë një sezon të shkëlqyer me Borussia Dortmund.

Skip to toolbar