Talenti shqiptar i boksit, Jurgen Uldedaj, pasi u shpall Kampion Bote për titullin WBO për të rinj, do të ngjitet përsëri në ring, ku do të duelojë për një tjetër titull. Uldedaj, me anë të një shkrimi publikuar në faqen e tij në Facebook, lajmëron se më 11 maj, ai do të duelojë kundër polakut Krzysztof Twardowski, për titullin “WBC Youth World Champions”, në peshën Cruiserweight, për moshên deri në 24 vjeç.
“Të dashur miq! Kam privilegjin tju informojë se me 11 Maj, unë do të ngjitem përsëri në ring, në Stadthalle, Magdenburg, për një tjetër titull të rëndësishëm boteror, deri në 24 vjeç, në “WBC Youth World Champions”, Cruiserweight”.
“Kjo është ndeshje më e rëndësishme e karrierës time në ngjitje në boksin profesioniste , duke më bërë shqiptarin e parë që krahas zotërimit të titullit “WBO Youth World Champions”në Cruiserweight, të synojë njëkohsisht edhe titullin tjetër “WBC Youth World Champions”.
“Ju njoftojë se kundërshtari im do jetë Polaku, 23 vjeçar, Krzysztof Twardowski.
Mbështetja Juaj e deritanishme krahas punës dhe përkushtimit tim me trainerin e mirënjohur Dirk Dzemski, ka qenë shumë e rëndëshime në bilancin tim me 10 fitore pa asnjë humbje”.
“Një falenderim i veçant, për Promotorin Ulf Steinforth dhe stafin e klubit më të mirë Europian “SES Boxing” që janë pjesë e rëndësishme e suksesit tim të deritanishme.
Në ditët në vazhdim do ju informojë, për transmetimin televiziv dhe per biletat.
Ju mirëpresim! Team Uldedaj”, përfundon njoftimi i boksierit nga Lezha.