Shtëpia e Kadaresë do të hapet për vizitorët

Një tjetër pikë turistike i shtohet Tiranës dhe bëhet fjalë për shtëpinë e gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadare. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur ka kthejë në muze apartamentin ku punoi dhe jetoi shkrimtari Ismail Kadare për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin.

“I shërben përveç tërheqjes së sa më shumë turistëve dhe zgjatjes së qëndrimit të tyre. Ismalili është produkti më i njohur “Made in Albania”. Krijohet një stacion tjetër në Tiranë jo vetëm Sheshi, liqeni, pazairi I ri, kalaja, galeria, tani shtohet edhe Shtëpia Kadare dhe më vjen shumë mirë që disa ditë më pas do kemi mundësi që dhe ta hapim”, – tha Veliaj.

Muzeu do të prezantojë për publikun vendës e të huaj një pjesë të historisë dhe kulturës materiale dhe shpirtërore të periudhës totalitare përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës së shkrimtarit. Brenda apartamentit ekspozimi ndahet në mënyrë të qartë midis studios me dokumente origjinale, objekte, libra dhe mobilie dhe pjesës tjetër të banesës, ku merren njohuri për veprën e shkrimtarit dhe përfshihet këndi i leximit dhe ai SAL (suvenire, art dhe libra).

Skip to toolbar