Roma i rrëmben vendin e katërt Milanit në Serinë A (video)

Roma ka hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi këtë pasdite ka mundur Kaliarin në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0.

Fazios ka zhbllokuar rezultatin pas vetëm pesë minutash lojë, ndërsa Pastore dyfishon për Romën tre minuta pas golit të parë.

Kur duheshin dhe katër minuta të mbyllej koha e rregullt, Kolarov ka vulosur shifrat në 3-0 për Romën.

Me fitoren e sotme skuadra e Romës shkon në kuotën e 58 pikëve duke i rrëmbyer përkohësisht Milanit vendin e katërt në renditje, që luan nesër.

Skip to toolbar