Dhunohet dhe grabitet kambisti në Durrës. I biri dëshmoi kundër Shullazit

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në qytetin e Durrësit. Në vendin e quajtur “Rrota e Kuqe” në lagjen Nr.13, persona ende të paindentifikuar kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150 mijë lekë të shtetasit me inicialet N.M., 62 vjeç. Policia njoftoi vetëm të dielën rastin e ngjarjes së rëndë.

Personi që është vjedhur ishte kambist në qytetin bregdetar, ndërsa gjatë kohës që është vjedhur ai është dhunuar fizikisht, duke marrë disa dëmtime. Ndërkohë, Balkanweb ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë.

Shtetasi me inicialet N.M, është babai i një dëshmitari të mbrojtur, i përfshirë në çështjen “Shullazi”. Djali i kambistit që u vodh dhe dhunua të shtunën, ka dëshmuar në prokurori për akuzat e ngritura ndaj Emiljano Shullazit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse grabitja dhe sulmi fizik i kambistit ka ndodhur thjesht për të marrë paratë, apo është një mesazh që i dërgohet të birit për çështjen “Shullazi”.

Skip to toolbar