“PO vdes. Nuk marr dot frymë”, mesazhet e një prej 39 viktimave në kamion

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike të gjetjes së 39 trupave të pajetë brenda një kamioni që udhëtonte nga Bullgaria në Angli.

Mediat e huaja zbulojnë mesazhet e fundit që një prej viktimave, Pham Thi Tra My i dërgoi të ëmës para se të vdiste.

 “Më vjen keq mamaja. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka pasur sukses. Mama, të dua shumë. Po vdes sepse nuk mund të marr frymë.”

26-vjeçarja ishte nisur nga Kina drejt Britanisë në kërkim të një jete më të mirë.

39 emigrantët u gjetën të vdekur në një kamion në Essex të Anglisë. Ato kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme pasi qëndruan mbi 15 orë brenda në kamion në temperaturë -25 gradë. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit nën akuzën e vrasjes.

Librazhd, merr flakë në ecje kamioni i mallrave

Një kamion mallrash ka marrë flakë në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Kamioni me rimorkio, me targa të huaja, që transportonte letra ambalazhi, ka marrë flakë për shkaqe ende të panjohura.

Shoferi sapo ka parë që rimorkio është përfshirë nga flakët, ka bërë shkëputjen e kokës tërheqëse duke shmangur djegien e të gjithë kamionit. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.

Kamioni pëson defekt, bllokohet rruga përgjatë Llogarasë

Prej më shumë se dy orësh, Llogaraja është e bllokuar mëngjesin e të shtunës pasi një automjet ka pësuar defekt në mes të rrugës.

Kjo ka bërë që të krijohet një radhë e gjatë automjetesh të cilat udhëtojnë drejt jugut.

Në fotot e siguruara nga neësbomb.al duket se kamioni ka zënë pjesën me të madhe të rrugës dhe bën të pamundur kalimin e autobusëve apo kamionëve të tjerë.

Ndërkohë kamionët nuk duhet të kalojnë të shtunë të diel në këtë aks, pasi gjatë fundjavës Llogaraja është tejet e ngarkuar nga pushuesit të cilët udhëtojnë drejt plazheve të jugut.

Skip to toolbar