Tottenham mposht Manchester City-n (video)

Tottenham ka mundur Machester City-n në shtëpi 1-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Ishte koreani Son Heung-Min ai që i dha fitoren skuadrës së Pochettinos përball skuadrës së Pep Guardiolës.

Në minutën e 78` të takimit, koreani Son futet në zonën kundërshtare, teksa në pamje të parë duket në pozicion jashtë loje, gjytari vijon lojën.

Sulmuesi i Tottenham kontrollon topin si duhet dhe pasi krijon hapësirën e nevojshme mposht Ederson duke i kaluar topin poshtë këmbëve.

Vendasit kanë pasur fat në këtë përballje, pasi në minutën e 13` të pjesës së parë, Aguero gaboi nga pika e penalltisë, duke humbur shansin për të kaluar Cityn në avantazh.

Ndërkohë Tottenham vuajti në pjesën e dytë mungesën e Harry Kane, i cili doli nga fusha i dëmtuar, çka duket se do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi sulmuesi anglez shfaqi dhimbje të mëdha në këmbë.

Me fitoren e sotme, Tottenham hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, paçka se do të duhet të luhet dhe ndeshja e kthimit.

Skip to toolbar