Benzema zbulon të ardhmen: Do të bëhem trajner!

Sipas Karim Benzema, ky i këtij viti, “nuk ka qenë një sezon i lehtë për Real Madrid”. Sulmuesi francez ka folur në një intervistë, ku ka analizuar vitin e tij në “Bernabeu” dhe rikthimin e Zidane, për revistën “GQ”.

“Sezoni është i mirë për mua, sepse kam punuar shumë për ekipin, si në “Valdebebas”, si në ndeshje. Personalisht, punoj gjithmonë për njerëzit, që e shijojnë futbollin tim”.

Ai ka deklaruar se është i kënaqur me jetën në kryeqytetin e Spanjës: “Ndihem mirë, i lumtur me jetën në Madrid. Po e shijoj në maksimum gjithçka me familjen time, edhe futbollin. Çdo gjë është në rregull me mua”.

Francezi ka disa fjalë edhe për ata që e ndjekin: “Futbolli im është për njerëzit, që e pëlqejnë atë, që vijnë në stadium për të parë diçka ndryshe. Nuk jam egoist me këtë që po them, por varet nga gjithkush se si e shikon futbollin. Për shembull, unë jam një sulmues modern, që më pëlqen të shënoj gola, sigurisht, por edhe ta ndihmoj ekipin në aspekte të tjera”.

Gjithashtu, Benzema flet për të ardhmen, pasi të “dalë në pension” si futbollist: “Kur i kthen sytë nga e ardhmja, reflekton. Unë e shoh gjithmonë veten të lidhur me futbollin. Si trajner? Ndoshta, pse jo. Do të ishte mirë t’ua transmetoja të rinjve këtë që kam në kokën time, atë që kam mësuar nga futbolli si protagonist i fushës”.

Skip to toolbar