Selenica shpallet kampione e Kategorisë së Tretë, ngjitet në të dytën!

Të enjten në stadiumin “Selman Stërmasi” është zhvilluar ndeshja Mirdita-Selenica, ndeshje e javës së fundit e Kategorisë së Tretë, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1. Me këtë rezultat ekipi i Selenicës është shpallur edhe kampioni e kësaj kategorie për sezonin 2018-2019 duke u ngjitur dhe në Kategorinë e Dytë.

Ndeshja kishte një interes të konsiderueshëm, mbi 1500 tifozë që kishin mbushur tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi”. Ky interes u shpërblye me një lojë të bukur nga të dy skuadrat, të cilat kishin siguruar më parë ngjitjen një kategori më sipër për sezonin e ardhshëm. Pjesa e parë pati një lojë të luftuar me të dyja skuadrat që kërkuan me insistim golin, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekipi i Mirditës kaloi i pari në avamtazh. Minutat në vazhdim ekipi i Mirditës pati disa raste por nuk u konkretizuan me gol. Selenica arriti të gjejë golin e barazimit 1-1 rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua dhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të ekipit kampion, që e dorëzoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Abdyl Kuriu dhe “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, z.Sulejman Demollari

Skip to toolbar