Vitet kalojnë, votat nuk ndryshojnë. (Grafikët)

Nga Eduard Zaloshnja

Teksa pija kafe me një fqinjin tim, më tha: “Ngado ta rrotullosh, PS-ja dhe partitë rrotull saj i kanë të salduara 30% të votave, ndërsa PD-ja dhe partitë rrotull saj i kanë të salduara pothuaj 30% të tjera.” Meqë merrem me statistika elektorale, nuk mund të rrija pa e korrigjuar fqinjin tim, duke i thënë: “Sipas një sondazhi që zhvillova në ditët e para të korrikut, më rezultoi se PS-ja dhe satelitet e saja kanë rreth 760 mijë vota ose 22% të maksimumit teorik, PD-ja dhe satelitet e saja kanë rreth 635 mijë vota ose 18% të maksimumit teorik, LSI-ja ka rreth 80 mijë vota ose 2% të maksimumit teorik, ndërsa BD-ja ka rreth 30 mijë vota ose 1% të maksimumit teorik.”

Habia e fqinjit ishte e madhe, prandaj m’u desh t’i shpiegoja se rreth 41% e votuesve janë në emigracion dhe nuk vijnë dot të votojnë (edhe sikur të duan e të munden, nuk ka shans të mjaftojnë autobuzët, aeroplanët e tragetet, për të sjellë në Shqipëri brenda një fundjave 1.44 milionë emigrantë me të drejtë vote). Nga ana tjetër, qindra mijërja banues të Shqipërisë janë mosvotues kronikë, kështu që pica elektorale është e përgjysmuar pa filluar zgjedhjet – maksimumi gjysma marrin pjesë në zgjedhje, dhe vetëm kjo gjysëm e picës elektorale ndahet mes partive konkuruese.

Besoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve janë si fqinji im – nuk merren me analiza të tilla statistikore. Dhe meqë unë merrem në mënyrë të vazhdueshme, duke i patur të gjitha të dhënat e hollësishme elektorale qysh nga viti 2001, mendova të bëj një përmbledhje grafike të dekadës së fundit me vetëm 4 grafikë. Nga 4 grafikët e mëposhtëm, duket qartë se “partia” që ka rritje të vazhdueshme është “partia e emigrantëve”…

Projeksioni, korrik 2019

Skip to toolbar