Një nga të arrestuarit për grabitjen e bujshme në Rinas, që ndodhi në 9 prill 2019, Oltion Veseli refuzoi të japë material biologjik për të kryer analizën e ADN.
Sipas Balkanëeb, Veseli refuzoi në fillimin në Prokurori të japë materialin, duke u shprehur se “nuk është kavie”. Më pas, ai është transferuar në institutin e Mjekësisë Ligjore për të dhënë materialin biologjik.
Por dhe aty nuk praoi të zbatojë vendimin e gjykatës. Sipas tij, policia i ka marrë njëherë kampionet për ADN. Ndaj, Oltion Veseli këmbëngulë që t`i bëhen të ditura rezultatet e analizës së parë.
“Refuzoj, pasi duhet të më ktheni përgjigje çfarë është bërë me të parën dhe më pas unë mund ta jap për herë të dytë”, ka thënë Veseli, gjatë seancës së sotme gjyqësore.