Donjet Shkodra shpërthen në Kazakistan, shënon eurogol (video)

Donjet Shkodra ishte një nga lojtarët e Kukësit që u largua gjatë merkatos së dimrit. Mesfushori nisi një avneturë të re në Kazakistan me ekipin e Shakhtar Karagandy.

Prej nisjes së kampionatit futbollisti shqiptar ka luajtur si titullar, por u desh ndeshja e javës së 12-të e kampionatit që futbollisti të gjente golin e parë kundër skuadrës së tij Kiryat Alamaty.

Donjet Shkodra ka shënuar një gol spektakolar në minutën e 28` të takimit. Mesfushori ka gjeturr rrjetën me një predhë nga jashtë zone, duke përfituar nga hapësira e krijuar.

Ekipi i Shakhtar Karagandy nuk e nisi mirë sezonin, megjithatë në javët e fundit ka arritur të rikuperojë pikë dhe të ngjitet në mesin e tabelës.

Skip to toolbar