Një automjet tip Golf 5 ka përplasur një këmbësor në zonën e Unazës, pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. I plagosuri, rreth moshës 50 vjeç, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i makinës, një i ri rreth të 25-ve, është marrë nga policia , ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Në zonë është krijuar një trafik i rënduar, si pasojë e aksidentit.