De Bruyne: S`kam keqardhje për Liverpool, as ata për ne!

Kevin De Bruyne nuk ndjen keqardhje për Liverpoolin, pasi Manchester City triumfoi në Premier League me një pikë më shumë se të besuarit e Jurgen Klopp. City arriti të fitonte 14 ndeshjet e fundit në kampionat, duke mposhtur Reds me vetëm një pikë diferencë në luftën për titull.

Mesfushori belg i “Qytetarëve” ka folur në prag të ndeshjes finale të FA Cup ndaj Watford, duke komentuar ndër të tjera edhe luftën e titullit me Liverpool. “Ishte një përpjekje e jashtëzakonshme, por në fund kjo do të thotë se ne ishim më të mirë se ata”, ka thënë De Bruyne.

“Nuk më vjen keq për ta, sepse nuk mendoj se ata do të ndjeheshin keq për ne. Nuk besoj se askush nuk dihet keq për mënyrën se si ne u larguam nga lufta në Champions League. E di si dihen ata, sepse janë të zhgënjyer. Por kështu do të ishim dhe ne nëse nuk do fitonim”.

“Ne jemi rivalë, kjo ka qenë një betejë e madhe. Unë i kuptoj se çfarë ndiejnë, por të ndihem keq për ta, ndoshta është e tepërt”, ka thënë ndër të tjera De Bruyne.

Skip to toolbar