Atletico Madrid zyrtarizon Trippier, zuri vendin e Hysajt

Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Kieran Trippier, që lë Tottenham për skuadrën madrilene. Trippier gjithashtu i zë vendin Elseid Hysajt, që ishte një nga kandidatët për të shkuar te Atletico Madrid këtë merkato. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Tottenham ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare në ‘Wanda Metropolitano’, duke u bashkuar me ekipin e Diego Simeone për të zëvendësuar Juanfranin, që është duke u larguar.

Atletico fillimisht ishte i interesuar për shërbimet e Meunier nga PSG, por çmimi i lartë i kërkuar nga klubi për transferimin, e detyroi Los Colchoneros që të ndryshonte plan. Trippier është një nga lojtarët e vlerësuar më herët nga Simeone, plus transferimi i tij i ka kushtuar vetëm 22 milionë euro skuadrës së Atleticos. Gjatë kësaj merkatoje, Diego Simeones i janë larguar apo do të largohen disa lojtarë të rëndësishëm, si: Antoine Grtiezmann, Juanfran, Diego Godin, Lucas Hernandez dhe Rodi.


Ndërkohë, afrimi i Trippier i bën Los Colchoneros klubin më aktiv në merkato deri tani në Spanjë, pasi me shpenzimin për të, vlera totale e shpenzuar në merkato shkon 220 milionë euro. Mbrojtësi anglez bëhet nënshkrimi i gjashtë i klubit, pas Joao Felix (126 milion euro, Benfica), Marcos Llorente (30 milion euro, Real Madrid), Felipe (20 milion euro, Porto); Renan Lodi (20 milionë euro, Club Athletico Paranaense) dhe Héctor Herrera (pa pagesë, Porto).

https://twitter.com/Atleti/status/1151522153105436674/photo/1

Napoli e do si pasues të Hysajt, Interi i futet stërkëmbësh!

E ardhmja e Elseid Hysaj nuk do të jetë te Napoli. Kjo tashmë dihet, pasi jo vetëm rritja e Malkuit, por dhe nisja e kërkimeve nga Ancelotti për një mbrojtës të ri në krahun e djathtë, e bën dhe më të sigurtë largimin e mbrojtësit shqiptar.

Napoli, ashtu si dhe Juventus, prej kohësh po mbajnë në vëzhgimin mbrojtësin e Tottenham, Kieran Trippier. Sot, mediat italiane, raportohet se në këtë garë është futur dhe Inter.


Skuadra e Luciano Spalletit kërkon një mbrojtës të djathtë me përvojë ndërkombëtare, teksa prej kohësh trajneri zikalëtr pëlqen dhe Elseid Hysajn. Mirëpo, siç raportohet nga Gazetra dello Sport, mbrojtësi shqiptar do të jetë një alternativë e dytë.

Inter po interesohet dhe mban nën vëzhgim Trippier. Megjithatë, skuadra nga Milano do ta ketë të vështirë luftën me Napolin dhe Juven, kjo edhe për arsye financiare. Në këtë aspekt, Elseid Hysaj, kthehet në alternativë konkrete për Interin, që mund ta tërheqë mbrojtësin drejt Milanos për vetëm 25 milionë euro.