Do trafikonte klandestinë, arrestohet 54-vjeçari nga Tirana

Policia e Elbasanit vuri në pranga një 54-vjeçar nga Tirana, i cili tentoi të kryente kalim të paligjshëm të kufirit të shtetasve të huaj në vende të tjera.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte disa shtetas të huaj drejt Shkodrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: E.J., 54 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjeti e tij tre shtetas të huaj në drejtim të Shkodrës me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Skip to toolbar