Heqja e koalicioneve?! Gjiknuri: Nëse kodi s’votohet më 30 shtator, prodhohet krizë e re kushtetuese

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Gjiknuri tha se nëse në 30 shtator nuk votohet Kodi Zgjedhor, do të prodhohet një krizë e re politike. “Nuk copëtojmë votat e kundërshtarëve. Është barazi. Ne hyjmë me rregulla, dhe të gjithë kanë listat e tyre.”, tha Gjiknuri.

Duke u ndalur tek afati i vënë dhe ndaj opozitës jashtëparlamentare, Gjiknuri tha se: “Kush është jeta; Të shantazhohemi dhe të krijojmë krizë në Kushtetutë duke mos zbatuar ndryshimet kushtetuese dhe mos e bërë vendin me një legjislacion për zgjedhjet? Kjo nuk shkakton krizë më të madhe. Këto janë situata jo tipike, por ky është një rrisk i kalkuluar. Ti merr një vendim që të buron nga detyrimi kushtetues, edhe pse nuk mund të mos ta pëlqejnë të gjithë. S’ka vendimmarrje ku të gjithë janë të lumtur. Pse këta kujtojnë se pse po del njëri kundër e tjetri po ashtu kundër. Partitë politike kur bëjnë ligje elektorale nisen nga interesat e tyre, kur thyhen parimet, mosadokrdësia vjen dhe nga institucionet e tjera. Nëse interesi politik, palët e gjejnë, apo maxhoranca e votave që e reflekton dhe interesin politik të çastit, kjo është normale. S’ka asgjë të panjohur për këtë.”. Ndër të tjera moderatori Sokol Balla e pyeti Gjiknurin nëse ka ndonjë mesazh për përfaqësuesin e PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashin, i cili është i ftuari i radhës në “Real Story”.

“Jo jo. I uroj që të vijë herë tjetër me një propozim në këshill, pasi mund të kenë propozime interesante. Pse jo mund të përfitojnë dhe nga ato kritikat që ju bëtë për propozimin tonë”, përfundoi intervistën e tij Gjiknuri.

Kosovë, partitë në lëvizje për koalicionet para zgjedhjeve

Partitë politike në Kosovë janë hedhur në përpjekje për të siguruar koalicionet parazgjedhore para mesnatës së të premtes kur edhe kalon afati i paraparë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u takuan të enjten për të vazhduar diskutimet rreth një mundësie të tillë. Lutfi Haziri, që është udhëheqës i fushatës së Lidhjes Demokratike, tha se këto dy parti janë afër bashkimit me njëra tjetrën.

“Takimet janë të rregullta dhe të punës, nga këto ditë e fundit keni njoftime më shumë ma herët nuk i keni pasur, kemi punuar në nivele të grupeve të punës tash ka ardhur niveli politik. Kryetarët e partive janë duke punuar për të finalizuar marrëveshjen parazgjedhore në mes dy subjekteve. Ky është vullnet i LDK-së dhe ky vullnet nuk ndryshon deri në minutën e fundit përkundër që LDK-ja mundet t’i fitoj zgjedhjet vet, është e gatshme me i fitu zgjedhjet vet”,tha zoti Haziri.

Zoti Haziri shprehu besimin për bashkimin e dy subjekteve politike rreth një koalicioni të përbashkët.

“Në politikat sektoriale i kemi definuar dhe jemi pajtuar, nuk kemi dallime, tash jemi duke punuar në politika kadrovike dhe natyrisht LDK-ja e ka kandidatin e vet për kryeministre, jo kandidatën e mundshme por kandidate për kryeministre, ne dëshirojmë ta bëjmë kryeministre të Republikës. Ata de fakto e kanë liderin e tyre, zoti Kurti ka qenë gjithmonë i nominuari i vetëm i Vetëvendosjes për kryeministër, nuk kanë pasur plan të dytë”,tha zoti Haziri.

Ndonëse caktimi i kandidates për kryeministre nga Lidhja Demokratike u duk se dëmtoi këto negociata, meqë lëvizja Vetëvendosje kërkonte që ajo të kandidonte kryetarin e saj Albin Kurti, janë hedhur ide për mundësinë e një marrëveshjeje që do të mundësonte një rotacion në drejtimin e qeverisë në rast se krijohet një koalicion i tillë dhe fiton në zgjedhje.

Deri më tash janë krijuar dy koalicione parazgjedhore ,në njërën anë Nisma Socialdemokrate e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, ndërsa tjetra ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate. Tani për tani, Partia Demokratike nuk ka hapur negociata me ndonjërën prej partive tjera.

Kosova do të votojë më gjashtë tetor, pas shpërndarjes së parlamentit të Kosovës javën e kaluar dhe mese një muaj pas dorëheqjes të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre. /VOA/

Skip to toolbar