Ushqimet e duhura për kocka të forta

Kalciumi është minerali që gjendet më shumë në trupin tonë dhe ai shërben për formimin e dhëmbëve, kockave, ruajtjen e qelizave të shëndetshme, sekrecionet hormonale, koagulimin e gjakut, tkurrjen dhe relaksimin e muskujve etj. Pra trupi ynë nuk mund të funksionojë pa kalcium. Si e tillë kur niveli i tij është i ulët shumë probleme fillojnë të shfaqen në shëndet. Mungesa e kalciumit është diçka e zakonshme dhe çuditërisht një problem global. Ajo mund të çojë në probleme serioze në të ardhmen si osteoporoza. Disa nga shenjat që tregojnë se mund të vuani nga mungesa e kalciumit janë lodhje e tepërt, prishje e dhëmbëve, dobësi e muskujve ose dhimbje të tyre.

Për të plotësuar rezervat ditore të kalciumit në trup sigurohuni që të përfshini në ushqimin tuaj qumësht, djathi, brokoli, fiqtë, portokallet, bajamet, fasulet, sardelet, kosi etj.

Disa ushqime ndikojnë negativisht në përthithjen e kalciumit nga organizmi, si kafeina dhe alkooli, prandaj sigurohuni që t’i konsumoni larg vaktit të ushqimit.

Skip to toolbar