Trafiku i Drogës, SHBA sjell në Tiranë kolonelin kolumbian

Një kolonel nga Kolumbia ishte në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ku tregoi para 50 oficerëve shqiptarë meteodologjinë e zbatimit të ligjit në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.

Koloneli Gelber Cortes, “foli në tryezën e organizuar nga Policia e Shtetit, ku fokus ishte diskutimi i çështjeve të krimit ndërkombëtar ndërkohë që u zhvilluan marrëdhënie strategjike midis forcave shqiptare dhe kolumbiane. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, Julie Craven mbajtën fjalën hapëse, duke nënvizuar të dy rëndësinë e policisë së drejtuar nga inteligjenca përmes partneriteteve të zbatimit të ligjit, ndërsa vendet tona luftojnë për të ndalur dhe shkatërruar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike”, thuhet në një njoftim të ambsadës së SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar në trajnimin punonjësve të Policisë së Shtetit për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të Drogës. Ndërkohë, ekspertiza amerikane është shtrirë edhe në përgatitjen e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës materiale për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një organ i ngjashëm me FBI në SHBA, që do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta së bashku me SPK.

Skip to toolbar