PD-LSI, akuza për korrupsion në dy rrugë të reja. Rama: Metrat e rrugës nuk maten si teritali

PD dhe LSI kanë akuzuar qeverinë sot për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, duke deklaruar se bëhet fjalë për korrupsion galopant, që do të ndikojë drejtpërdrejt në mos hapjen e negociatave, por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se opozita i mat metrat e rrugëve si metra teritali.

Për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, fillimisht ishte LSI, e cila tha se pavarësisht rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian, negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen në qershor. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se një nga shkaqet kryesore është korrupsioni galopant,epidemik dhe i jashtëzakonshëm që ka pushtuar anembanë vendin. Vasili e konkretizoi me shembuj konkretë akuzën, kur iu referuar miratimit të dy koncesioneve nga qeveria në vlerën e 400 miliardë lekëve. “Qeveria shqiptare miraton dy koncensione për rrugën Milot–Balldren, më shumë se 260 milionë euro në total dhe 320 miliardë lekë për një rrugë të ngushtë, një rrugë shtesë, nga Orikumi në Dukat me një vlerë prej 70 milionë euro. Në total i thonë 330 milionë euro, të përkthyera në lekë shqiptare i thonë rreth 400 miliardë lekë”, deklaroi Vasili.

Në të njëjtën linjë është edhe PD me ish-deputetin, Agron Shehaj, i cili në një reagim në Facebook deklaroi se kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. “Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!). Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë”, deklaroi Shehaj.

Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52…

Gepostet von Agron Shehaj am Donnerstag, 30. Mai 2019

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama, i cili deklaroi nga Kuvendi se opozita e rrugëve flet për rrugët, sikur metrat e rrugëve maten si metrat e teritalit. “Sot shpërtheu në rrugën e vijimit të përditshëm të deformimit të vërtetave lidhur me dy projekte të lajmëruara kohë më parë dhe tani i kanë ardhur parlamenit. Dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike. Rrugët Balldrem-Milot dhe Orikum-Dukat. Rruga Milot-Balldren do jetë një rrugë ku nuk do të bashkëpunojnë automjetet me bagëtitë. Do jetë rrugë e standardit A europian. Do jetë një rrugë që nuk do të pengojë lëvizjen e banorëve por nuk do t’i lejojë ata të futen në aksin kryesor që do të thotë se do ketë dy rrugë të tjera anësore. Akoma më e rëndësishme është se në atë shumë ka 13000 mijë euro për mirëmbajtje. Rruga që meriton një farë respekti është rruga e Kombit por edhe pse akoma nuk ka mbaruar kërkon para. Nuk është se garanton atë që ne e detyruam të bëjmë me vendosjen e pagesave për mirëmbajtjen e saj. Ndërsa kjo garanton mirëmbajtje për 13 vjet. Shteti paguan vit pas viti. Nuk janë para që jepen menjëherë. Ne duam të bëjmë rrugë më standarde europiane. Deri dje ata që vinin nga Kosova për të shkuar në Shëngjin ose Velipojë shikonin goma që të thonin nga duhet të kaloje. Por ndërkohë është një zonë me një zhvillim ekonomik shumë të madh. Rruga Milot- Balldren ka dy tunele. Si mund t’i thuhet njerëzve e njëjta gjë në mënyrë të përsëritur. Nuk mbaj mend që kur kam shërbyer si ministër kulture, një punë që nuk është bërë shënjestër dhe tabelë qitje. Gjithmonë e njëjta gjë. Nga ana tjetër nuk gjej një punë që kanë bërë ata që meriton respekt të madh dhe pa kushte”, tha Rama.

Skip to toolbar