Konfindustria: ‘Mini Shengeni’, pozitiv, treg i përbashkët Kosovë-Shqipëri

Konfindustria ka mbështetur mini Shengen-in Ballkanik për heqjen e barrierave doganore mes vendeve të Ballkanit duke lehtësuar shkëmbimet ekonomike dhe tregtare. Krahas vlerësimit të mini Shengenit, Konfindustria thekson se duhet bërë më shumë për fuqizimin e bashkëpunimit tregtar Shqipëri-Kosovë.

Konfindustria thekson rëndësinë e krijimit të një tregu kombëtar mes dy vendeve dhe largimin e barrierave doganore mes dy vendeve, siç janë taksa e Rrugës së Kombit, skaneri në doganë apo certifikatat fitosanitare, si arsye kryesore të uljes së shkëmbimeve tregtare.

Investimet serioze janë kërkuar edhe në sektorin energjetik, infrastrukturor në transport, apo edhe teknologji  mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Skip to toolbar