Seanca e parë dëgjimore në Kongresin Amerikan për krimet serbe në Kosovë

Është zhvilluar për herë të parë një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan për krimet e serbëve gjatë luftës në Kosovë.

Për herë të parë ka dëshmuar para kongresit Amerikan, Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës. Ajo tregoi me shumë emocion hollësitë e dhimbshme të përdhunimit të saj nga ushtarët serbë vetëm kur ajo ishte 16 vjeç. Ajo tha se edhe pse sot jeton në Teksas me dy fëmijët e saj, ajo nuk do të gjejë kurrë paqe pa u vendosur drejtësia, ndërsa shtoi se janë rreth 20 mijë gra dhe burra që i janë nënshtruar dhunës seksuale serbe gjatë luftës.

Vasfije Krasniqi-Goodman gjithashtu shtoi se përdhunuesit e saj janë identifikuar por ende janë të lirë pa vuajtur asnjë dënim.

Ajo kërkoi ndihmën e kongresit Amerikan që të vihet drejtësia për të gjithë viktimat e dhunës seksuale serbe.

SHBA, dëshmi në Kongres për viktimat e luftës në Kosovë

Është hera e parë që në Kongresin amerikan zhvillohet një dëshmi me pjesmarrje të gjerë për të kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me theks të veçantë tek viktimat e përdhunimeve.Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës, tregoi me tone emocionale hollësitë e dhimbshme të dhunimit të saj në duart e forcave serbe kur ishte 16 vjeç. Ajo tha se edhe pse sot jeton në Teksas me dy fëmijët e saj, ajo nuk do të gjejë kurrë paqe pa u vendosur drejtësia.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Mardi 30 avril 2019
Skip to toolbar