Prag Skocia, Krasniqi dhe Bajramaj: Luajmë për fitore

Kombëtarja e futbollit për femra luan të premten sfidën kualifikuese ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”. Dy ditë përpara zhvillimit të kësaj sfide, dy lojtare të ekipit kombëtar folën në konferencë për shtyp. Qëndresa Kresniqi u shpreh në konferencë për shtyp se vajzat janë të bashkuara dhe gati për të fituar takimin kundër rivaleve të tyre skoceze.

“Kemi ardhur për fitore, shpresoj të japim maksimumin për këtë objektiv. Më e rëndësishme është që të paraqitemi mirë si ekip dhe uroj që në fund rezultati të jetë i mirë. Arma më e fortë është se jemi të gjithë të bashkuara me njëra-tjetrën. Jemi një grup shumë i mirë dhe besoj se kjo do na ndihmojë shumë që të paraqitemi mirë në fushë. Shpresoj të ketë një numër të madh të tifozëve, pasi na ndihmon shumë të luajmë mirë, na motivojnë”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkohë Zylfije Bajramaj u shpreh se në takimin e të premtes skuadra do të kënaqej dhe me një barazim, ndërsa ajo beson se kualifikimi për në turnetë ndërkombëtar do të ndodh në të ardhemn. “Harmonia është e mirë dhe besoj se do të kemi rezultat të mirë këtë ndeshje. Gjithmonë jemi të bashkuara. Normal që ne kemi ardhur për fitore dhe duam tre pikët, por edhe me një barazim do të ishim të kënaqura. Besoj se në një të ardhme do të kemi një emër dhe do të hyjmë në elitën ndërkombëtare. Besoj se do të bëjmë emër si ekipet e mëdha”.

Pas Rambos, Haga “fton” Krasniqin

Pas kërkesës ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, edhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur pranë këtij organi më 24 korrik.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Krasniqi në rrjetet sociale, i cili shkruan se pavarësisht se ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate me presione, do ta respektojë atë duke u paraqitur në Hagë.

“Ndihem i obliguar moralisht t’ju njoftoj se kam marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019.

Pavarësisht bindjeve të mia që Gjykata Speciale e ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili fund e krye është sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra dhe me motiv e qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkundër qëndrimit tim të hapur kritik e kundërshtues për krijimin me presion të kësaj gjykate, unë do të prezantohem në hetuesinë e saj në datën e caktuar në cilëndo cilësi. Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike”, shkruan Krasniqi.

Ai shpreh habinë se në vend që me akuzat për krime lufte të përballet Serbia që ka kryer gjenocid, përballen politikanët e Kosovës. Sipas tij drejtësia po vepron bazuar në shpifjet e serbëve.

“Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete”, shkruan Krasniqi.

Për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës kjo nuk është hera e parë që del para hetuesve. Ai kujton se ia ka dalë të bëjë publike krimet serbe në vitet 80.

“Ia kam dalë në proceset e hetuesisë jugosllave të viteve tetëdhjetë, siç ia kam dalë me përgjegjësi edhe kur jam ftuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, për rastet e kurdisura në bazë të dosjeve të dorëzuara nga Serbia kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Në të dy rastet kam dhënë deklarata në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, përfaqësuesit të saj politik dhe anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999. Deklaratat e mia në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi janë publike, siç është publik edhe verdikti i kësaj gjykate kur i hodhi si të pabaza të gjitha akuzat kundër Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, duke shpallur pafajësinë e tyre. As kësaj radhe nuk mund të jetë ndryshe”, shkruan Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i UÇK-së.

Të premten të njejtën thirrje nga Haga e mori edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqjen nga posti për t’u përballur me akuzat të cilat i cilësoi si presion i ndërkombëtareve ndaj Kosovës për të hequr taksën mbi mallrat serbe.

Skip to toolbar