Zjarri që shkatërroi Katedralen e Notre Dame në Paris, bëri që për herë të parë francezët të mos i drejtohen asaj për meshën e Krishtlindjeve. Pas 200 vitesh histori bashkimi dhe përçimi të dashurisë e paqes, Katedralja Notre Dame në Paris u mbajt e mbyllur për Krishtlindje. Këtë vit francezët u mblodhën në kishën e Saint- Germain l’Auxerrois.
Besimtarët iu drejtuan kishës së Saint- Germain l’Auxerrois, ndërsa prifti Philippe Marsset mbajti meshën ku përcolli ndjenjën e dashurisë, paqes dhe unitetit.
“Ky ka qenë një vit i vështirë. Para se të vija këtu isha në Notre Dame. Ishte e trishtueshme…”, shprehet një besimtare para meshës së Krishtlindjeve.
Katedralja Notre Dame u shkatërrua nga një zjarr i rënë në kupolën e saj në muajin prill të 2019, ndërsa sipas Ministrisë së Kulturës në Francë, janë mbledhur gati 1 miliardë euro për rindërtimin e saj.