Franca pro SHBA për Kushtetuesen, i përgjigjet Metës: S’ka vagabonda mes nesh

Shpërthimet dhe sulmet e Presidentit Meta ndaj përfaqësisë diplomatike në vendin tonë, ambasadorja franceze, Kristina Vazak i ka cilësuar të ekzagjeruara dhe të nxituara nga kreu i shtetit. Vazak tha se ajo nuk njeh asnjë “vagabond apo palaço” mes diplomatëve që ndodhen në Shqipëri, ndërsa ka kërkuar nga presidenti Meta të bëhet më serioz dhe të mos nxitojë me deklarata e tij.

Ka një ngarkesë kundër diplomatëve. Por diplomatët kanë një rol që nuk mund të neglizhohet. Nuk jam as unë as ndonjë tjetër që mund të thotë të kundërtën. Por ama ky rol as nuk duhet ekzagjeruar. Diplomatët nuk janë këtu për të zëvendësuar autoritetet kompetente. Unë mendoj që ka pasur një ngutje kur janë përdorur ato fjalë. Nuk e dija kuptimin në shqip të fjalës vagabond, në kuptimin e gangsterit, por unë nuk njoh personalisht në komunitetin diplomatik këtu në Tiranë asnjë grua apo burrë diplomat sadopak vagabond. Sa i takon krahasimit me banda apo grupe kriminale, çfarë është kjo? Të jemi seriozë! Unë kam tendencë t’i marr gjërat më ironi ndonjëherë, por këtu le të bëhemi seriozë!” u shpreh Vazak për “ABC News”.

Në lidhje me ngërçin dhe përplasjet e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, ku SHBA dhe ambasadorit italian Cutillo kanë rekomanduar që çështja t’i drejtohet Komisionit të Venecias, duket se edhe Franca ndan të njëjtin qëndrim. Ambasadorja franceze Vazak, e cilësoi Komisionin e Venecias si mënyrën më të mirë për të marrë një zgjidhje. Për Vazak ‘nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që Venecia të vinte sërish” dhe të jepte konsultën e saj në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i Venecias ka ardhur disa herë në Shqipëri.  Pra nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme që të vijë edhe një herë tjetër. Por, ai është organ konsultues. Dhe një organ konsultues punon me etapa. Është ai që përcakton mënyrën si do të punojë, që vlerëson situatën, që shkokoleps çështjen, – nëse ma lejoni këtë shprehje. Ai e analizon në detaje dhe konsultohet. Dhe në vijim, redakton një projekt-raport. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që t’i kërkohet mendim Komisionit të Venecias. Por vendimi i takon autoriteteve shqiptare. Komisioni i Venecias është organ shumë i rëndësishëm dhe një organ jashtëzakonisht i respektuar” shprehet Vazak.

Në lidhje me mungesën e saj në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fjona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari, ambasadorja Vazak tha se nuk ishin ftuar nga Presidenca. Kjo gjë u vërtetua edhe nga një tjetër ambasador i rëndësishëm në vendin tonë që preferoi të mbetej anonim, tha për “Real Story” se nuk kishte marrë një ftesë nga Meta për pjesëmarrjen në betimin e anëtarëve të rinj.

Presidenti Meta ka mbajtur një qëndrim sulmues dhe tepër të ashpër ndaj përfaqësive diplomatike në vendin tonë, duke i cilësuar si palaço apo të korruptuar nga kryeministri Rama. Madje në lidhje me ambasadorin e OSBE, Bernd Borshardt ai e shpalli “non grata” në Presidencë, një vendim i paprecedentë.

Skip to toolbar