“BE e paplotë pa Ballkanin”. Presidentja Kroate mesazh Europës

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic, e pranishme sot në Tiranë në samitin e Bro-Brujinit, tha se BE është e paplotë pa Ballkanin. Ajo shtoi se BE po krijon një vakuum të rrezikshëm për Evropën Juglindore.

 “Ky proces i ka dyert e hapura dhe do të vijojë që të sjellë vëmendje te kjo pjesë e Europës. Ne harrojmë që BE-ja është i paplotë, kjo është një pjesë natyrale e BE-së. Ky proces duhet të përdoret si katalizator për zgjedhjen e problemeve të hapura që kemi me njëri-tjetrin. Jam e shqetësuar për një lloj progresi të paarritur. Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Kroacia do të mbështesë hapjen e negociatave. Gjithashtu duam që edhe Bosnja të bëhet një vend kandidat dhe dëshirojmë edhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi një shtet që mbështetemi mbi meritën. Po krijohet një vakuum i rrezikshëm për Evropën Juglindore.

Po humbim zemrat e njerëzve dhe besimin e tij. BE është e paplotë. E mbështes integrimin e Europës Juglindore. Duhet të punojmë sëbashku dhe të finalizohen reformat që janë pezull. Gjatë presidencës tonë në 2020 do të fokusohemi tek Europa Juglindore, do jeni në nivelet më të larta të axhendës dhe do të organizojmë një Samit për Evropën Juglindore rreth integrimit. Duhen dy veta për të kërcyer tango, ne do vijojmë t’iu shtyjmë për të hyrë në BE, por duhet të ndërmerrni hapat tuaja. Muzika ka kohë që po luhet, ndaj juria nuk duhet të gjejë më justikifikime”, deklaroi presidentja e Kroacisë.

Skip to toolbar