Policia e shkodrës arrestoi në flagrancë një 53-vjeçar, i cili po kërcënonte bashkëshorten me pistoletë me silenciator. Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet R.Sh., 53-vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.
Policia thotë se u njoftua se ky person ishte duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar në kushtet e flagrancës 53-vjeçari. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një pistoletë me silenciator.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.