Këtë të premte në Devoll u bë konsituimi i Këshillit Bashkiak, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas miratimit të shpërndarjes së mandateve nga Kolegji Zgjedhor, bashkia e Devollit bëhet e para në vend që konstituon këshillin e ri. Pas këtij procesi, në mbledhjen e zhvilluar në nën-prefekturën e Devollit, është bërë dhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Devoll, Eduard Duro. Në këto kushte, ka nisur zyrtarisht rënia e skenarit të Partisë Demokratike për të pamundësuar njohjen e “zgjedhjeve në rrugë ligjore”.
Po çfarë pritet të ndodhë deri në 10 gusht? Realstory.al, mësoi nga një burim i rëndësishëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se të shtunën më 27 korrik, do të ‘publikohet dhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve’. Deri më tani, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nuk është shpallur nga KQZ, për arsye procedurale. Pas këtij momenti, të gjithë kandidatët e zgjedhur në 30 qershor, brenda datës 10 gusht, do të kenë mundësi të marrin zyrtarisht mandatin duke u betuar para këshillave. Në ndihmë të këtij procesi pritet të vij dhe Kolegji Zgjedhor, që gjithashtu është duke miratuar shpërndarjen e këshilltarëve për bashkitë e vendit.
Prej fillimit të javës së ardhshme, deri në datën 10 gusht, pritet që në të gjitha bashkitë të bëhet dhe konstituimi i këshillave të rinj bashkiak si dhe betimi i kryetarëve të rinj. Sipas Kodit Zgjedhor, “mandati i të zgjedhurit lokal përfundon katër vjet pas ditës që ai e ka marrë atë”. Praktikisht, duke nisur nga mesi i korrikut deri në datën 10 gusht të vitit 2015 është bërë konsituimi dhe betimi i këshilltave të rinj në bashkitë e vendit për zgjedhjet lokale të 25 qershorit të atij viti. Në këto kushte, duke nisur nga kjo e premte, me Devollin, deri në 10 gusht, sipas ligjit, do të duhet të bëhet konstiuimi i këshillave dhe betimi i kryetarëve të rinj për 61 bashkitë e vendit.
Kjo do të thotë se zyrtarisht do të dështojë edhe skenari i opozitës, për të mos i njohur zgjedhjet e 30 qershorit, duke kërkuar bllokimin e tyre në gjykatat. Pasi, edhe gjykatat e shkallëve të para në vend, kanë njohur pothuajse shumicën e të kryetarëve të rinj të bashkive të zgjedhur në 30 qershor, ndërsa pritet që këto ditë të përundojë procesi i marrjes së vërtetimit të mandatit në gjykata për kryetar e tjerë të bashkive që fituan në 30 qershor. Më poshtë, Realstory.al, sjell një listë të kryetarëve të bashkive që kanë marrë mandatin nga gjykatat.
Disa nga kryetarët e rinj të bashkive që kanë marrë vërtetim mandati nga gjykatat
- Kryebashkiakun e Kolonjës, Erjon Isai,
- -Kryebashkikaun e Kukësit, Safet Gjicin,
- -Kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro,
- -Kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu,
- -Kryabashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj,
- -Kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana,
- -Kryebashkiakun e Patosit, Rajmonda Balilaj,
- -Kryebashkiakun e Pustecit, Pali Kolefski,
- -Kryebashkiakun e Durrësit, Valbona Sako,
- -Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,
- -Kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja,
- -Kryebashkiakun e Cërrikut, Andi Salla
- -Kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo,
- -Kryebashkiakun e Dibrës, Dionis Imerajt
- -Kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allës
- -Kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari
- -Kryebashikaun e Konispolit, Shuaip Beqiri,
- -Kryebashkiakun e Libohovës, Luiza Mandi,
- -Kryebashkiakun e Prrenjasit, Nuri Belba
- -Kryebashkiakun e Delvinës, Majlinda Qilimi,
- -Kryebashkiakun e Sarandës, Adrian Gurma
- -Kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi
- -Kryebashkiakun e Pukës, Gjon Gjonaj,
- -Kryebashkiakun e Mirditës, Ndrec Dedaj
- -Kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli,
- -Kryebashkiakun e Finiqit, Kristaq Kiço,
- -Kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi,
- -Kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro,
- -Kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj
- -Kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo
- -Kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafani,
- -Kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra,
/Realstory.al/