I dënuar për drogë dhe vjedhje, gjendet i vdekur 30-vjeçari në Ksamil

Një 30-vjeçar me precedentë penal është gjetur i vdekur në Ksamil. Trupi i pajetë i 30-vjeçarit Evis Oruçi u gjet nga familjarët.

Oruçi është një emër i njohur për policinë,  pasi ndaj tij ka disa precedent penal për vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. 30-vjeçari ishte gjithashtu përdorues i lëndëve narkotike.

Ekspertiza mjekoligjore pritet të jap përgjigjen e vdekjes. Në trupin e tij nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune.

Ksamili i kthehet qytetarëve, FNSH heq 960 shezlongë të paligjshëm

Policia e Shtetit, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, ka goditur një rast të zaptimit të rreth 4000 m2 plazh publik nga disa persona në zonën e Ksamilit. Një operacion i FNSH në bashkpëunim të bashkisë Sarandë, i ka kthyer qytetarëve dhe pushuesve në Ksamil, hapësirën e plazhit e zaptuar në mënyrë të kundraligjshme nga privatët.

Gjatë këtij aksioni, janë hequr nga territori i zaptuar i plazhit 960 shezlongë, ndërsa janë procedura dhe tre shtetas për veprën penale të “Fshehje e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Më konkretisht, ndaj shtetasit me inicialet P.I., banues në Ksamil, ka nisur procedimi penal pasi ky person kishte ngritur 600 shezlongë, çadra dhe tavolina, që shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa leje nga bashkia.

Po në Ksamil për të njëjtën arsye, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve F.P., dhe B.M., pasi shtetasi i parë kishte  vendosur 200 shezlongë në një sipërfaqe plazhi, e cila ishte e cilësuar “pronë publike” nga bashkia Sarandë.

Ndërsa shtetasi me inicialet B.M., ushtronte aktivitet tregtar në mënyrë të kundraligjshme, duke iu hequr 160 çadra, shezlongë e tavolina. Sipas Policisë së Shtetit, ky aksion do të vijojë edhe në vazhdim, për të rikthyer plazhet publike në dispozicion të qytetarëve.

Skip to toolbar