Legjenda kthehet në shtëpi. Gianluigi Buffon është bashkuar me skuadrën ku kaloi 17 vite të karrierës së tij, fitoi trofe, përjetoi emocione të bukura dhe trishtim (rënien në Serie B). Lajmi për rikthimin e Buffon është konfirmuar zyrtarisht nga Juventus, që ka shpërndarë gjatë të enjtes video e foto të 41-vjeçarit që ka mbrritur në Turin për të kryer vizitat mjekësore.
Buffon është pritur me entuziazëm nga tifozët ‘bardhezi’, të cilët kanë shkuar pranë qendrë stërvitore të Juventus për të marrë autografe me portierin legjendar të skuadrës së tyre të zemrës. Gjatë të enjtes Buffon ka kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të firmos kontratën e re me klubin. Ndërkohë, Juve ende nuk ka njoftuar se kur do të bëhet prezantimi zyrtar për tifozët në “Allianz”.
41-vjeçari, që ka fituar Kupën e Botës dhe luajti 17 vjet me Juven para se të transferohej te PSG vitin e kaluar, ka rënë dakord të kthehet në Torino, si ndihmës i ish-portierit të Arsenalit, Wojciech Szczency. Kontrata e re e Buffon do të jetë për një sezon, por ai pritet të marrë një rol drejtuesi në klub, pasi të lërë futbollin e luajtur.
Buffon fitoi nëntë tituj në Serie A me Juventusin, shtatë prej të cilëve i fitoi rresht, duke luajtur 656 ndeshje me skuadrën nga Torino. Me PSG-në, Buffon luajti 25 ndeshje sezonin e kaluar, duke ndihmuar klubin të fitonte kampionatin e dytë radhazi në Ligue 1. Më herët, Buffon kishte deklaruar se do të largohej nga PSG-ja, pasi kontrata e tij përfundoi të dielën më 30 qershor.