Ndërtimi i stadiumit, puna e parë e Gjicit si kryetar bashkie në Kukës

Të hënën më 5 gusht në Kukës do të nisin zyrtarisht punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të këtij qyteti. Me anë të një komunikate zyrtare, ka njoftuar se “kreu i bashkisë Kukës, (dhe president i ekipit të futbollit) Safet Gjici do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare”.

Investimi për ndërtimin e këtij stadiumi kap një shifër prej 5 milion eurosh. Ky investim do të mundësohet nga fondet e Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Punimet pritet të zgjatin një vit duke bërë që sezonin e ardhshëm skuadra verilindore e vendit të ketë një stadium të ri për zhvillimin e ndeshjeve.

Sezonin që lam pas Kukësi nuk arriti të luante asnjë ndeshje zyrtare në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pasi FSHF nuk e licencoi stadiumin për shkak se nuk përmbushte kriteret e kërkuara. Në këto kushte, Kukësi u detyrua që të gjitha ndeshjet t`i zhvillonte jashtë fushës së tij, dhe në shumicën e rasteve pa pasur mbështetjen e asnjë tifozi.

Rrufeja djeg transformatorin, mbetet pa energji fshati Surroj në Kukës

Moti i keq në verilindje  të vendit, ka lënë pa energji fshatin Surroj Qendër në Kukës. Gjatë të hënës, një rrufe ka goditur një kabllo të linjës së mesme, që furnizonte këtë fshat me energji elektrike. Për pasojë është djegur kabina elektrike, duke lënë pa energji gjithë fshatin.

Ndërkohë, autoritet janë lajmëruar për defektin dhe kanë nisur lëvizjet për zëvendësimin e transformatorit me një të ri, në mënyrë që të rikthehet energjia për banorët e fshatit Surroj.

 Dy ditët e fundit moti në të gjithë vendin është shoqëruar me ndryshime drastike, ku nga temperaturat e larta dhe të nxehta, janë rikthyer reshjet e shiut dhe temperaturat e ulta.

Për pasojë, këto ndryshime ne kulmin e sezonit turistik, kanë boshatisur përkohësisht bregdetin nga pushuesit, pasi deti ka pasur dallgë të mëdha, të cilat vetëm një ditë më parë, i morën jetën dy pushuesve dhe rrezikuan disa të tjerë.

Helmohen 50 persona në Kukës, analizat tregojnë se uji i pijshëm del i pastër

50 persona janë shfaqur me shenja helmimi në Spitalin Rajonal të Kukësit, për arsye ende të paqarta. Personat e shtruar janë banorë të lagjes nr. 1 dhe asaj të Vilave, të cilët aludojnë se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Në një deklaratë për mediat Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor e ka hedhur poshtë faktin se uji i pijshëm mund të ishte shkaktari i helmimit. Shefja e Epidemiologjisë, Denisa Duraku tha se analizat e ujit treguan se ai është plotësisht i pijshëm, i pastër bakteriologjik dhe se klori është në parametrat e duhur.

Sipas saj shkak i helmimit mund të jenë bërë virozat e stinës dhe përhapjes së tyre në mënyrë ngjitëse. Gjithashtu Duraku u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me ushqimet që konsumojnë dhe higjienën e tyre

“Po monitorojmë situatën, kemi ngritur grupet e punës. Situata nuk është alarmante, nuk ka problem dhe nuk ka arsye për panik. Kemi identifikuar rastet, janë kryesisht sporadike, shume pak janë në lidhje familjare. Duke qene se është situatë e verës, është stina është viroze, është edhe ngjitëse në momentin që shfaqet. Kemi monitoruar në vazhdimësi ujin, është i pastër, nuk ka ndotje klori në nivelet e duhura. Pacientët e prekur falsin për konsumin e bostanit të pjeprit. Duhet veçuar higjiena familjare, ajo vetjake në këtë moment qe jemi në një stinë virozash”, tha Duraku.

Kukës, aksidentohet kamioni dhe ndahet në dysh, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhet në rrugën e Kombit, ku një kamion është ndarë  në dysh pasi është përplasur me trafik-ndarësen. Përplasja ka qenë e fortë duke gjykuara nga shkatërrimi i mjetit, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i saj ka shpëtuar.

51-vjeçari kosovar me iniciale I.I., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë për shkak të shirave.

I plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Arestohen dy doganierë në Kukës, lejuan futjen e mallrave kontrabandë në Shqipëri

Policia e Kukësit ka bërë arrestimin e dy doganierëve dhe një personi tjetër, të cilët akuzohen për “Kontraband mallrash”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, është bërë arrestimi i shtetasit me inicialet G.SH., banues në Shtiqën Kukës, pasi, në aksin rrugor Morinë – Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Më pas, për shkak të moskryerjes së veprimet doganore të zhdoganimit të mallit, Policia e Kukësit ka arrestuar dhe dy shtetas të tjerë, me detyrë doganier në doganën e Morinës. Ata janë shtetasit me Inicialet H.B., dhe B.V., i pari banues në Tiranë dhe i dyti në Kukës.

Të dy këta shtetas kanë qenë në detyrë në momentin që mjeti me materiale nderimi kontrabandë është futur nga Kosova në drejtim të vendit tonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Kukës, po lahej në pishinë, humb jetën 12-vjeçari, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, aty ku gjatë të dielës, një 12-vjeçar, banues në qytetin e verilindor, ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke u larë në një pishin në fshatin Lodër Lumë.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Kukësit, mësohet se i mituri me inicialet A.L., ka gjetur vdjekjen, ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Sipas njoftimit të uniformave blu, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Informacion paraprak.

Sot, fëmija i mitur A.L., rreth 12 vjeç, banues në Kukës,  duke u larë në pishinë në fshatin Kodër Lumë, ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes  ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Plagosi adoleshentin dhe u largua, arrestohet autori

Policia e Kukësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 15 vjeçari me makinë. Arrestohet shtetasi me iniciale I.H., 28 vjeç, i cili plagosi me makinë adoleshentin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

15-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Kukës, arrestohet i kërkuari për drogë

Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin e një personi, që kërkohej nga drejtësia për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “Helshan”, policia ka arrestuar shtetasin Arif Çela, 53 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Kukës.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Helshan".Kapet një person i shpallur në kërkim i dënuar me…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 18 avril 2019
Skip to toolbar