Digjen kullotat në Mashkullorë, rrezikojnë banesat e fshatit

Zjarret në jug të vendit vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra pyjore dhe shkurre. Një tjetër zjarr ka përshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash në zonën e Mashkullorës në Gjirokastër.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm për hapjen e kullotave. Ndërkohë, pas rënies së zjarrit në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit e Gjirokastër. Ato kanë punuar për disa orë për të neutralizuar dhe më pas bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri është ndihmuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, duke u përhapur në një gjerësi të konsiderueshme. Flakët kanë shkaktuar panik për banorët e këtij fshati, pasi ato kanë shkuar pranë disa shtëpive, të cilat rrezikonin të digjeshin.

Skip to toolbar