Ngjarja e pak ditëve
më parë ku mbeti i vrarë një i ri 26-vjeçar, Indrit Çelaj, që ishte duke
rregulluar një tub kondicioneri në vilën e Bujar Kusit, vijon të paraqesë
detaje të tjera tronditëse. Këtë të martë, News 24 ka zbardhur deklarata e bërë
në prokurori nga Bujar Kusi, babai i dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e
26-vjeçarit, dhe një tjetër person, Ferdinand Bakallai, i akuzuar për ‘Mos kallëzim
krimi’. Në deklarata e dhëna nga Ferdinand Bakalli, i cili është nën masën e
sigurisë “arrest me burg”, sipas prokurorisë ka pasur tentativë për të fshehur
të vërtetën. Bakalli ka deklaruar se “Indrit Çelaj, kishte rënë nga skela”, ndërkohë
që i riu u qëllua me plumb në kokë.
“Menjëherë pas
këtij momenti, jam afruar aty te ky objekt dhe kam dëgjuar një person i cili
ishte duke ulëritur me zë të lartë, të cilin pasi e kam pyetur se cfarë kishte
ndodhur ky person më është prezantuar se ishte vëllai i një personi që ishte
plagosur. Kam hyrë brenda objektit ku kam vënë re se një person ishte në
gjendje të rënë për jetën dhe ishte i shtrirë në dyshme, të cilin në momentin
që e kam parë ishte i shtrirë përmbys dhe në pjesën e kokës po i rridhte gjak,
ky person i dëmtuar ishte i vetëm, kur pranë tij nuk kam parë asnjë person
tjetër që po i jepte ndihmë, apo që ishte prezent. Menjëherë pas kësaj situate
kam dalë jashtë ambjentit dhe rreth orës 11:19 kam marr ambulancën në telefon
në numrin 127 duke i kërkuar që të vinte urgjent pasi një person ka rënë nga
skela gjatë punës dhe njëkohësisht kam dalë në rrugë të orientoja ambulancën
për ta dërguar në spital këtë person të plagosur. Pas rreth 5 minutash ka
mbërritu ambulanca dhe së bashku me stafin mjekësor që ishin rreth 3 punonjës
kemi marrë personin e plagosur dhe e kemi futur në ambulancë dhe e kanë dërguar
në spital. Unë këtë ngjarje e kam dëgjuar vetëm gjakë kohës kur kam qenë duke
kaluar nga lokali drejt hyrjes së rrugës Myslym Shyri” ka dëshmuar Bakalli para
prokurorëve.
Për moskallëzim krimi,
ka mbetur në burg dhe Luan Çaka, që gjithashtu ka deklaruar në prokurori dëshmi
të pavërteta. Sipas dëshmisë së Çakës, i ndieri i kishte kërkuar t`i blinte
çokollata dhe cigare, para se të ndodhte ngjarja. “Jam kthyer pas 15 minutash, kur jam kthyer
pash se dera kryesore e banesës ishte e mbyllur, dhe aty ndodheshin të pesë
punëtorët që të cilët nuk më kanë lejuar të futem në banesë. Ju kam kërkuar
shpjegime dhe nuk më kanë dhënë, dhe më pas jam larguar për te makina ime.”
është shprehur Çaka.
Ndërkohë, Bujar
Kusi, babai i Albano dhe Griseldo Kusit, ka deklaruar se ‘dy djemtë e tij’ ditën
e gjarjes kanë qenë në plazh, ndërsa ai vetë nuk kishte qenë në objekt. “ Më 22/08/2019 në orën 07:00 të mëngjesit
kam shkuar në Kombinat te dyqani im i cili ndodhet në qendër të kombinatit
është byrektore, aty kam qëndruar deri në orën 12:30 minuta. Rreth orës 11:00
më ka marr në telefon cuni im, Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën prej 50
mijë lekësh, unë e kam pyetur se për cfarë i do dhe më ka thënë se do dalë me
vëllain Albanon dhe dy shoqe. Unë më pas shkova tërhoqa shumën e parave që më
kërkoi cuni, kam edhe faturën e bankës në banesë dhe këtë shumë ia kam dhënë dy
çunave”.
:Ndërkohë që kam
qenë në banesë dikush i policisë më ka telefonuar dhe më ka thënë se duhet të
paraqitem te objekti që ndodhet në ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku
unë jam pronar dhe kam qenë duke rregulluar tubat e kondicionerit të kësaj
banese. Jam paraqitur te banesa ime dhe aty mësova se cfarë ka ndodhur. Rreth
orës 13:55 ndërkohë që kam qenë në objekt në prani të punonjësve të policisë
kam marr në telefon shtetasin Mond Sula dhe i kam thënë kush janë punëtorët e
kondicionerit që më ke sjellë. Mondi më ka thënë se paskën bërë sherr Lorenc
Veliaj me këtë punëtorin e kondicionerit dhe Lorenci e paska qëlluar me armë
zjarri, punëtorin e tubave të kondicionerit të cilin me emër nuk e njoh, por
mësova se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Të dy
çunat Albano dhe Griseldo në dijeninë time ndodhen në plazh te Gjiri i Lalzit
me dy shoqet e tyre të cilat nuk i njoh” është shprehur Bujar Kusi, para
prokurorëve.
Indrit Çelaj u vra
në datën 22 gusht në vilën e familjes Kusi në Tiranë, pasi ishte duke hapur një
vrimë për tupin e kondicionerit në mur. Për
këtë ngjarje janë arrestuar katër persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllëzerit,
Albano dhe Griseldo Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut.