Në 4 orë, 14 patenta të hequra! Ndëshkohen shoferët “trima”

Vetëm në 4 orë janë pezulluar 14 patenta në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, për shkak të shpejtësisë së lartë. Aksioni i policisë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të 27 tetorit, ku ishin të shumtë drejtuesit ‘trima” dhe “sypatrembur” që ecnin me një shpejtësi skëterre nga 145 km/h nderi në 174 km /h.

Mjetet që “fluturonin” nga shpejtësia janë kapur nga radarët e policisë vendosur anës rrugës Tiranë-Durrës, për të siguruar respektimin e qarkullimit rrugor dhe shmangien e aksidenteve.

Policia thekson se shpejtësia mbi normat e lejuara mbetet një problem serioz me drejtuesit e automjeteve, pavarësisht shtimit të kontrolleve nga ana e tyre. “Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale Radar e Drager, gjatë fundjavave janë ndëshkuar shumë drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara. Janë të shumtë shoferët e trajtojnë rrugën si pistë dhe makinë si avion.’ thekson policia

VID_20191027_WA0004

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara.Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shume drejtues mjetesh për shpejtesi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ✈.145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën. Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret.✍🚓🚔#zbatorregullatudhetoisigurt

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 26. Oktober 2019

Pranga shoferit të autobusit, kapet me patentë false

Policia rrugore e kryeqytetit ka nisur zbatimin e një plani për mjetet e shërbimit publik. Duke u nisur nga ankesat e qytetarëve, siç raporton policia me një komunikatë, mësohet se gjatë këtyre ditëve janë shtuar kontrollet ndaj mjetet e transportit publik. Sipas policisë, është arrestuar në kushtet e flagrancës 1 drejtues autobuzi, pasi gjatë kontrollit policor i ka paraqitur agjentit verifikues një leje drejtimi të falsifikuar. Gjithashtu, policia ka bllokuar 35 certifikata transporti, pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në linja të ndryshme nga ato për të cilat disponojnë certifikatat e transportit.

15 drejtuesve të mjeteve të transportit publik, u janë hequr lejet e drejtimit, pasi janë gjetur me drejtim mjeti me mëngësi në regjistruesin e shpejtësisë dhe kohës. 78 gjoba janë vendosur për drejtuesit e mjeteve që kanë marrë pasagjer mbi kapacitetin e lejuar, ndërsa janë proceduar 45 shoferë, të cilët kanë marrë pasagjerë duke ndaluar në autostrada apo rrugë interurbane, duke u bërë kështu shkak për aksidente.

Policia njofton se ka tërhequr 22 licenca për mjetet e transportit publik taxi, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në kundërshtim me kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në licencë. Gjithashtu, efektivët e qarkullimit rrugor, kanë ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për përdorim vetjak, pasi janë konstatuar se e përdornin mjetin e tyre për të transportuar pasagjerë pa leje përkatëse. Në total, sipas policisë, janë vendosur 235 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të shërbimit publik.

Skip to toolbar