Një muaj nga tërmeti i 21 shtatorit, që pati fuqi 5.8 ballë të shkallës Rihter, në orët e mbrëmjes të së dielës dhe mëngjesin e të hënës, vendi ynë është lëkundur përsëri.
Instituti i Gjeoshkencës, njofton se dy tërmete janë ndjerë në verilindje të Librazhdit në harkun e pak orëve.
Konkretisht, rreth orës 21:15 minuta të së dielës, në zonën e Ostrenit, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.1 ballë.
Mëngjesin e të hënës, rreth orës 05:25, një tjetër tërmet, por me fuqi 2.4 ballë është ndjerë në Librazhd.
Të dy tërmetet vijnë fiks një muaj pas tërmetit të 21 shtatorit, që pati epiqendër në detin Adriatik.
Ai la pas dëme të konsiderueshme materiale në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Por fatmirësisht nga tërmeti nuk pati dëme të në njerëz, vetëm disa të lënduar lehtë.