Hyri nga lista e PD, por Karamelo ka kritika për opozitën: Po e tolerojmë shumë

Ligoraq Karamalo u fut në Kuvend nga lista e Partisë Demokratike, por sot në Kuvend ka folur ashpër për qëndrimet që po mban opozita. Madje Karamelo tha se nuk duhet toleruar një opozitë që bën thirrje për luftë civile, pasi këto janë thirrje dhe veprime që bien ndesh me demokracinë.

“Kemi përpjekje dhe veprime anti-demokratike dhe dashakeqëse për të prishur imazhin e vendit. Po shohim protesta të dhunshme dhe thirrje për luftë civile dhe tempullin e demokracisë e quajnë ilegjitim, parlament të krimit dhe parlamenti jo funksional.

Pra sipas tyre shteti ka rënë dhe hajde të plaçkitim. Vërehet një tolerancë me tepricë. Kuvendi ka rol kontrollues dhe drejtimin politik të shtetit dhe duhet ta dëshmojë tani. Grupet parlamentare duhet të shprehen hapur. Të futet me procedurë të përshpejtuar një debat në Kuvend drejtuar popullit dhe faktorit ndërkombëtar”, tha Karamelo gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme parlamentare.

Skip to toolbar