INSTAT: Tirana rekord lindjesh, në Berat rriten vdekjet

Instituti i Statistikave në vend ka publikuar këtë të mërkurë raportin demografik të lindjeve, vdekjeve dhe shtimit të popullësisë për tremujorin e dytë të vitit 2019. Sipas INSTAT, numri i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 6.362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 4.777, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Gjatë tremujorit të dytë të 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 1.585 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë 2019 pasqyron një rënie prej 5,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Në tremujorin e dytë të 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 969 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në katër qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 93 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.157 lindje, të cilat shënojnë rënie me 4,2 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje, duke patur një rënie prej 10,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarqet Shkodër me 17,7 % dhe Fier me 15,0 %. Qarqet, të cilët kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 6,3 %, Elbasani me 5,7 % dhe Korça me 4,8 %.

Vdekjet

Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 104 vdekje, me një rënie prej 23,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorit të dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rënien më të madhe të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 23,0 % dhe Shkodrës me 16,3 %. Qarku i Korçës nuk ka patur ndryshime krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, ndërsa qarqet të cilat kanë pësuar rritje të numrit të vdekjeve janë Berati me 16,5% dhe Tirana me 3,9 %.

Skip to toolbar