Kushtetuesja në shtator, KED gati listën e emrave

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procesin e intervistave me 6 kandidtatë që do të garojnë për 4 postet vakante në Gjykatën Kushtetuese,e  cila pritet të jetë funksionale në shtator.

KED i nisi intervistat ditën e mërkurë me Besnik Muçin, ndërsa i mbylli ditën e premte kandidatët e tjerë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari. Pas intervistimit të  tyre KED do të përgatisë listën përfundimtare me renditjen e tyre që më pas do t’i paraqiten Presidentit dhe Kuvendit.

KED u ka kërkuar Presidentit dhe Kuvendit shpalljen e vendeve vakante për anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese, që u krijuan nga skualifikimi nga gara i disa kandidatëve për shkak të vetingut, duke krijuar dy vakanca të lira në listat emërore të Presidentit dhe Kuvendit.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është vetëm me një anëtar, Vitore Tusha, dhe sipas ligjit duhet të pakën 5 anëtarë që kjo gjykatë të jetë funksionale dhe të fillojë me shqyrtimin e çështjeve në themel.

RealStory.al  parashikoi më herët nëse ekziston mundësia që procesi i krijimit të Gjykatës Kushtuese mund të bllokohet nga presidenti Meta, pasi nga 6 kandidatët në garë për vendet vakante, 4 prej tyre janë si në listat e Presidentit ashtu edhe e Kuvendit. Nëse njëri kandidat zgjidhet prej të dyve atëherë, në Gjykatën Kushtetuese shkojnë vetëm 3 anëtarë dhe jo katër, duke mos e bërë funksionale atë, pasi duhen të paktën 5 anëtarë. Nisur nga marrëdhëniet e ashpra mes Kuvendit dhe presidentit, duket se KED duhet të luaj me limitet kohore që të shmang një bllokim të mundshëm të Gjykatën Kushtetuese për funksionimin e saj brenda shtatorit. Drita jeshile jepet nëse KED çon më parë listën e kandidatëve të Presidentit, i cili është i detyruar që brenda 30 ditësh të zgjedhë anëtarin dhe më pas i çon listën Kuvendi, që duhet të zgjedh po ashtu brenda 30 ditëve, një renditje në fakt që e përcakton edhe vetë ligji.

Skip to toolbar