Lotaria Amerikane/ Ja rregullat e reja të aplikimit për “Green Card”

Ndërsa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i radhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet lotarisë amerikane, ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet.

Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove (pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjeç apo është martuar nuk mund ta bëni pjesë.

Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme veç kartës së identitetit është edhe pasaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e lotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

Lotaria, SHBA tregon si të aplikoni

Prej datës 2 tetor vijon të jetë i hapur aplikimi për Lotarinë Amerikane. Shumë shtetas shqiptarë, ashtu si miliona të tjerë në mbarë botë, provojnë fatin e tyre duke aplikuar për programin e vizave drejt SHBA, me shpresën se do të përzgjidhen për “ëndrrën amerikane”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, publikoi një video mëngjesin e të dielës me informacione të detajuara për procedurën e aplikimit.

Ambasada tregon disa nga kriteretet kyçe të aplikimit, që nisin me arsimin, ku çdo aplikant duhet të ketë së paku arsimin e mesëm të përfunduar me kohë të rregullt, të dhënat prsonale të aplikantit dhe një përvojë pune që kualifikohet sipas O`Net OnLin.

Për më tepër ndiqni videon e ambasadës së SHBA në Tiranë, për të mësuar të gjitha procedurat e aplikimit për programin e Lotarisë Amerikane.

Si të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2021

🇦🇱️ | Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2021? Pëprara se të aplikoni, shihni këtë video në shqip që ju tregon të gjitha hapat.🇺🇸️ | Are you planning to apply for #DV2021? Before you do, watch this video in Albanian explaining all steps.

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Freitag, 18. Oktober 2019

“Kujdes mashtruesit”, SHBA: Lotaria Amerikane, çfarë duhet për aplikim

Të mërkurën në datë 2 tetor, Departamenti Amerikan i Shtetit hapi aplikimet për Lotarinë Amerikane për programin e vizave DV 2021. Edhe këtë vit, kriteret e aplikimit janë të njëjta si në të shkuarën. Por, ndryshe nga vitetet e kaluara, DASH fut një element specifik për aplikantët e Lotarisë Amerikane.

Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, risi për programin DV-2021, është se “aplikuesit kryesor i duhet një pasaportë e paskaduar për udhëtim jashtë shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit të pasaportës dhe data e skandimit”. Gjithashtu, ambasada u bën thirrje aplikantëve të bëjnë kujdes në aplikim dhe të shmangin mashtrimet dhe skemat mashtruese.

“Shmangni mashtrimet dhe skemat mashtruese: disa faqe interneti ose emaile, përpiqen t`ju çorientojnë duke ju bërë të besoni se ata janë faqe interneti që qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Aplikoni vetë. aplikimi për regjistrim te programi i lotarisë është i thjeshtë dhe falas”, shkruan ndër të tjera Ambasada e SHBA në Tiranë.

Aplikimet për programin e vizave të Lotarisë Amerikane DV2021, nisën të mërkurën në 2 tetor, ndërsa afati përfundimtar për të aplikuar është data 5 nëntor e këtij viti. Përgjigjet për fituesit e vizave bëhen publike në fillim të muajit majt të vitit të ardhshëm.

🇦🇱️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00!…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 3. Oktober 2019

Mos harroni, sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Nëse keni aplikuar për Lotarinë Amerikane, mos harroni, sot dalin përgjigjet.

Ambasada njofton se duke nisur nga ora 18.00 ju mund të kontrolloni në linkun:  https://dvlottery.state.gov/ nëse jeni përzgjedhur. Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh.

Skip to toolbar