PD synon kaos, Boçi: Protesta të fuqishme nëse maxhoranca nuk ofron zgjidhje

Opozita jashtëparlamentare pret zgjidhje nga Rama. Kështu është shprehur ish deputeti Luçiani Boçi i cili thotë se në shtator PD do t’i rikthehet protestave masive në rast se maxhoranca nuk ulet në dialog dhe nuk ofron zgjidhje për krizën në të cilën është përfshirë vendi.

“Përderisa ende nuk ka një zgjidhje, sigurisht opsioni i protestave aty është dhe PD ka treguar se di t’i organizojë ato. Kjo pjesë e perceptimit që ka një detante është krejtësisht e gabuar. PD e ka deklaruar, nuk ka asnjë hap pas. Nuk lëviz nga qëndrimi i saj, madje unë mendoj që shtatori do të ketë zhvillime të tjera nëse nuk ka zgjidhje në tavolinë, nëse nuk ka përpjekje për dialog dhe nuk ka angazhim serioz nga mazhoranca për të bashkëpunuar për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Nëse zgjidhjet nuk ofrohen, nëse zgjidhjet nuk vijnë, opozita nuk ka çfarë të humbas dhe nuk ka sesi të mos organizojë protesta. Protesta, të cilat unë do thoja që do jenë akoma më të fuqishme”, është shprehur Boçi për ora news.

Nuk dihet ende se çfarë shpreson të arrijë PD me protesta, pasi këtë rrugë ajo e ndoqi për më shumë se 6 muaj që pasi dogji mandatet e deputetëve dhe braktisi kuvendin. Përmes protestave të dhunshme u përpoq të ndalte 30 qershorin, por pas presionit të fortë ndërkombëtar u tërhoq pa arritur asgjë. PD e di shumë mirë se protesta e dhunshme nuk janë zgjidhje por mesa duket qëllimi dhe synimi i kësaj partie është mbajtja e vendit në kaos.

Boçi qetëson militantët: Nuk i kemi dorëzuar armët, do e rrëzojmë Ramën

Partia Demokratike është tërhequr nga protestat por jo nga përpjekja e saj për të rrëzuar Ramën. Ish deputeti Luçiano Boçi ka deklaruar se “opozita nuk i ka dorëzuar armët, por është në betejë për rrëzimin e Ramës”, megjithëse nuk ka dhënë detaje se cili do të jetë plani i ri që do të ndjekë PD për rrëzimin e kryeministrit.

“Nuk mund të eklipsohet fakti i forcës së opozitës në realizimin e një aventure politike, siç ishte 30 qershori, i cili nuk ishte proces zgjedhor, por votues. Të mos ketë iluzione, nuk i kemi dorëzuar armët. Opozita është këtu, është në betejë, opozita është në luftën e saj që vazhdon në forma të tjera. Nuk kemi dorëzuar as më të voglën armë dhe vazhdojmë betejën tonë me synimin kryesor: largimi i Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme”, tha Luçiano Boçi në një intervistë për A2CNN.

Së fundi kreu i PD-së ka nisur një tur takimesh në strukturat e PD-së në rrethe, tur që është parë më së shumti si një fushatë e Bashës brenda PD-së për të shuar zërat kundër tij, tani që pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka mbetur pa asnjë pushtet. Edhe deklarata e Boçit duket se vjen në po të njejtën linjë me përpjekjen e Bashës. Një thirrje për të mbajtur të karikuar militantët e PD-së që të vazhdojnë të shpresojnë se Basha do rrëzojë Ramën. Megjithëse ende nuk ka një plan të qartë për hapat që do të hedhë në vijim.

Kohët e fundit brenda PD-së, janë shtuar zërat kundër Bashës dhe vendimeve të tij për të djegur mandatet apo për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit. Pas Topallit dhe Arben Imamit në studion e Realstory të Sokol Ballës, edhe Arben Ristani tha se Rama tashmë largohet vetëm me zgjedhje, ndryshe nga sa thotë Basha që kërkon zgjedhje të parakohshme pa Ramën kryeministër./Realstory.al

  

Boçi ngatërron ndihmat për ramazan me miell për blerje votash!

Gjatë ditës së shtunë, ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi publikoi një reagim në rrjetin e tij social Facebook, ku shkruante se Partia Socialiste në Elbasan ishte duke shpërndarë ndihma ushqimore me lista, në ditën që u bë hapja zyrtare e fushatës elektorale.

“Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit. Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve”.

I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë. Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi”, shkruante ish-deputeti Boçi.

Pas këtij shkrimi, ka ardhur dhe reagimi nga shoqata Qatar Charity, me përfaqësues të saj Shkëlqim Hasula. Ai ka reaguar po në rrjetin social Facebook, ku përgënjeshtron statusin e ish-deputetit të PD dhe tregon të vërtetën rreth shpërndarjes së ndihmave gjatë të ditës së shtunë në Elbasan.

Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe mëshirës hyjnore. Gjatë këtij muaji Shoqata Qatar Charity ka impementuar projekte të ndryshme duke qenë pranë familjeve me fëmijë jetimë, pranë familjeve në nevojë e më gjerë. Kjo për të zbutur sadopak varfërinë dhe për të rritur frymën e solidarizmit. Shpërndarjet janë bërë në bashkëpunim me disa Bashki, por duke theksuar në çdo kontratë se: shpërndarja nuk do të ketë asnjë përfitim politik”.

“Zonat ku janë lidhur Kontrata Dhurimi janë: Tirana, Durrësi, Kavaja, Kamza, Vora, Shijaku e për ta mbyllur sot me Elbasanin. Po e shkruaj këtë postim nē përgjigje të statusit të z. Luciano Boci. Forma më e keqe e falënderimit është kur puna jote humane keqpërdoret politikisht”, shkruan Hasula.

“U prit me protesta dhe iku si mi i lagur”

“Elbasani injoron dhe braktis Ramën”, kështu e cilësoi takimin e sotëm të kryeministrit me banorët e Elbasanit, demokrati Luçiano Boçi.

“Elbasanit të urtë i kanë ardhur në majë të hundës harbutëria, mashtrimi dhe makutëria e plasur sheshit e kësaj qeverisje.” tha Boçi, ndërsa shtoi se Rama kërkon të bëjë humorxhiun duke sharë opozitën si grua e ligë.

“Elbasani injoron e braktis Ramën! U prit me protesta dhe iku si mi i lagur. Madje dhe administrata e vet e sjellë aty me forcë, nuk pati durimin as ta dëgjonte e as ta duronte. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Elbasanit të urtë i kanë ardhur në majë të hundës harbutëria, mashtrimi dhe makutëria e plasur sheshit e kësaj qeverisje. Nën efektin e “mallit”, Rama u mundua të bënte si përherë humorxhiun e të shante si grua e ligë opozitën, para njerëzve të sjellë me autobusa në sheshin e braktisur, me ekrane modernë. Por njerëz, mos kini më iluzione! Ky është kolera e këtij vendi. Pasi e ka helmuar, e ka mashtruar, përçmuar e kriminalizuar këtë vend, kërkon ta përdhosë. Shiheni me vëmendje videon e xhiruar pak km larg qytetit të Elbasanit. Është ulëritëse, tragjike, revoltuese dhe e papranueshme tek e sheh. Vula e turpit e një bande-qeveri. Ky, që habitet e ankohet pse ne domosdoshmërish duam t’i presim rrugën e marrëzisë në shekullin e 21, e ka kthyer Shqipërinë në shekujt e bujkrobërisë, sundimit të varfërisë, sundimit të llumit e antiligjit. Rama arriti të mbrehë në parmendë dhe burrin dhe gruan, siç e paraqet videoja, ndërsa rreh gjoksin paturpësisht për suksese e reforma. Kjo është Shqipëria e shekullit 21 nën Ramën. Ky është realiteti i dhimbshëm ku jetojmë, prandaj heshtja sot është krim. Revolta është detyrë qytetare! E keqja duhet shporrur!” – shkruan Boçi në Facebook

BRAKTISJA E MADHE Elbasani injoron e braktis Ramën!U prit me protesta dhe iku si mi i lagur. Madje dhe administrata e…

Publiée par Luciano Boci sur Samedi 27 avril 2019
Skip to toolbar