Basha si Balla: Kulla e barit nuk do të digjet

Lulzim Basha ka hequr dorë përfundimisht nga dhuna! Të paktën kështu lë të kuptohet kreu i opozitës, teksa këtë të diel pasdite ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku i drejtohet Kryeministrit Edi Rama. “Shqipëria nuk do të digjet dhe opozita nuk trembet”, shkruan Basha. Kreu i opozitës shprehet se Edi Rama po bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar me burgosje të të githë opozitës.

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet”, shkruan Basha.

Më tej, Lulzim Basha shprehet se Qeverisë dhe Edi Ramës po i vjen fundi, dhe sipas kreut të opozitës kjo tregohet nga mbrojtja që merr Kryeministri kur lëviz nëpër Shqipëri për takimet elektorale.

Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse”, shkruan Basha.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendit të tij. Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm”, thotë kreu opozitës.

Ashtu siç e nis statusin e tij, me mesazhin se nuk do të ketë dhunë, si për ta përforcuar këtë mesazh, Lulzim Basha e mbyll shkrimin duke shkruar “dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin”, përfundon kreu opozitës.

Në fakt, ky mesazh i Lulzim Bashës vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së protestës së nëntë kombëtare që opozita ka lajmëruar se do të mbajë më 21 qershor. Në këtë kontekst, drejtuesi i “Real Story” dhe “Realstory.al”, Sokol Balla e kishte paralajmëruar kohë më parë në një editorial se “Shqipëria nuk do të digjet”, duke përdorur një shprehje të një nga filmat e vjetër shqiptar, “Kulla e barit nuk do të digjet”.

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje…

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 16. Juni 2019
Skip to toolbar