PPE e fton në mbledhje si anëtare të PD, Bregu takon presidenten e KE

Majlind Bregu është duke marrë pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane që po zhvillohet në Zagreb.

Bregu, që mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, shkoi në grupimin e partive të djathta e ftuar me cilësinë e drejtueses së RCC, por dhe si anëtare e Partisë Demokratike.

Ndonëse që prej vitit 2017, Majlinda Bregu është lënë jashtë forumeve drejtuese të Partisë Demokratike, PPE e ka ftuar si anëtare të kësaj partie.

Gjatë takimeve në mbledhjen e PPE, Majlinda Bregu është takuar me Presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Bregu zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë Andreji Plenkovic.

Samiti i Ohrit, Bregu: I nevojshëm, gur themeli për integrimin e rajonit

Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e cilësoi samitin e Ohrit një takim produktiv që kontribuon në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Bregu tha se çdo marrëveshje dhe nismë që shërben në përmirësimin dhe zbatimin e 4 lirive, që lidhen me heqjen e barrierave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në të gjithë rajonin, janë të nevojshme dhe një gur themeli drejt integrimit në BE.

“Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë drejt një axhende për krijimin të një tregu të përbashkët për rajonin tonë të ngjashëm me tregun e BE-së, bazuar në katër liritë. Heqja përfundimtare e barrierave brenda rajonit tonë është urgjentisht e nevojshme. Në verë në Samitin e Poznanit, RCC inicioi idenë për një marrëveshje rajonale të udhëtimit me karta identiteti në rajon, ndaj mirëpresim të gjitha nismat e axhendave reale të liberalizimit për rajonin tonë, qofshin ato në lidhje me transportin dhe lehtësimin e tregtisë, lëvizshmërinë, dixhitalizimin ose fusha të tjera, pasi nuk ka vend për proteksionizëm. RCC është e gatshme të lehtësojë dhe intensifikojë punën për zbatimin e Planit Shumëvjecar të Veprimit për Zonën Rajonale Ekonomike (MAP REA) dhe më gjerë, besimplotë se do të arrihet një kornizë gjithëpërfshirëse. Kjo iniciativë gjithashtu ka potencialin për të kontribuar në propozimet për metodologjinë e re të anëtarësimit në BE dhe ky vendim duhet të merret me të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (BP) në bord, por gjithashtu të thërrasë rreth tryezës Sekretariatin e Komunitetit të Transportit dhe të CEFTA-” tha Bregu

Në Samitin e Ohrit u diskutua nisma për heqjen e barrierave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në të gjithë rajonin, ndërsa vendosën që takimi tjetër të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Edhe në këtë takim Kosova nuk mori pjesë, ndërsa kryeministri Rama bëri kritika të forta ndaj presidentit Thaçi, duke i kërkuar të mos vetëpërjashtohet dhe të marr pjesë në takimin e ardhshëm në Durrës “Është rënë dakord dhe më parë, të përfshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabarta. Kosova nuk duhet të vetëpërjashtohet”, tha Rama.

Bregu: Hapja e negociatave, e vonuar

Majlinda Bregu, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, tha se vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë është i mirëpritur, por i vonuar, ndërsa shtoi se zgjidhja e krizës politike është sinjali që BE pret për të parë se Shqipëria po ecën me kushtet që i janë vendosur. Për Bregun, dhënia e dritës jeshile duhej bërë me kohë për Shqipërinë, pasi ka punuar fort me kërkesat që i janë kërkuar. Ajo shtoi se hapja e negociatave do të ushtrojë edhe një presion mbi qeveritë shqiptare që të punojnë sa më shumë për të dhënë prova konkrete në lidhje me kapitujt e hapur për integrimin e vendit.

Mendoj se ka kaluar koha kur ne mund të pyesim nëse janë gati Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Negociatat e anëtarësimit, vazhdoj ta them këtë me bindje kudo, duhet të ishin hapur kohë më parë. Edhe për një arsye fare të thjeshtë sepse kontrolli dhe monitorimi i reformave të marra përsipër nga një qeveri është më i lartë në momentin kur çelen negociatat e anëtarësimit. Ka më shumë vëmendje, ka më shumë ritëm të punës në zbatimin e detyrimeve dhe të qasjes me modelin evropian nga administrata publike. Nuk ka stanjacion, ka më pak vend për retorikë dhe fjalë politike sepse në fund të ditës do duhet që të dëshmosh për të hapur një kapitull dhe deri në momentin që ta mbyllësh duhet të dëshmosh rezultate konkrete.” tha Bregu gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shtoi se çelja e negociatave nuk do të thotë se do të bëhesh vend anëtar i BE, por të punosh që të bëhesh i tillë. Bregu tha se kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, vendet anëtarë të BE kanë të drejt ta bllokojnë këtë proces negociatash.

Në lidhje me krizën politike, Majlinda Bregu bëri një thirrje të fortë për të gjitha partitë që të krijojnë ura bashkëpunimi në të mirën e vendit dhe hapjen e negociatave, në të kundërt do të tregojnë se axhendat e tyre politike janë më të rëndësishme se ato kombëtare.

 “Shqipëria me të vërtetë ka një situatë e cila është shqetësuese dhe ka krijuar një lloj nervozizmi e shqetësimi tek të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë. Por shpresoj shumë që çelja e negociata dhe kushtet për çeljen e negociatave të jenë një kambanë tjetër e fuqishme, për t’i sjellë forcat politike në të njëjtat ura të bashkëpunimit, që mbase është diçka që duket si fjalë e madhe në Shqipëri sa herë që kemi kriza politike, por rrugë tjetër nuk mund të ketë. Vetëm në rast se axhendat politike do të jenë ato që prevalojnë mbi axhendën kombëtare.” – tha Bregu, e cila bëri edhe një vlerësim të Reformës në Drejtësi dhe punës së saj deri në këto moment. Bregu deklaroi se nuk do të ishte reale të pritej që në një periudhë 2-vjeçare të rritet besimi i qytetarëve tek drejtësia, “por Shqipëria është në rrugën e duhur, dhe reforma në drejtësi është e vetja rrugë për ta bërë këtë”.

Bregu: Zonë Shengen në Ballkanin Perëndimor

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka kërkuar që rajoni të krijojë në axhendë serioze për të krijuar një zone Shengen në Ballkanin Perëndimor, ku njerëzi por edhe kapitalet të lëvizin vetëm përmes ID-ve. Nga samiti i Ballkanit Perëndimor në Proznan në Poloni, Bregu tha se kjo lëvizje do të jetë një lehtësim i madh si për tregtinë dhe investimet ashtu edhe për njerëzit.

“Rajoni ynë duhet të fillojë një agjendë serioze dhe të gjerë të lehtësimit, e cila do të përfshijë aspekte të lëvizjes së lehtësuar të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ballkani Perëndimor duhet të lëvizë lirshëm përmes ID-ve dhe të heqë pengesat strukturore për tregti dhe investime. Është koha që të përfshihet një mekanizëm adekuat i Shengen-it në Ballkanin Perëndimor për të lehtësuar udhëtimin në të gjithë rajonin dhe duke hapur rrugën për tranzicion gradual në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Liria e lëvizjes është një parakusht thelbësor për integrimin ekonomik rajonal. “ – shkruan Majlinda Bregu

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Proznan të Polonisë mblodhi liderët nga Ballkani Perëndimor dhe BE, mes tyre dhe kryeministri Rama, për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit në BE.

“It is time to incorporate an adequate Schengen-like mechanism into the Western Balkans to facilitate the travelling…

Gepostet von Majlinda Bregu am Freitag, 5. Juli 2019
Skip to toolbar