Maldini i ‘shkel’ syrin Modriç: Profili i duhur për Milanin

Drjetori teknik i Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se “profili i Modric do të ishte perfekt për klubin, por ne nuk kemi kontaktuar Real Madrid për kroatin”. Milani ëshë duke kërkuar ndërtimin e një ekipi solid dhe konkurrues në Serinë A, pavarësisht se këtë sezon nuk do të marrë pjesë në Europa League (i dënuar nga UEFA për fair-play financiar).

Për Maldinin, që tashmë ka detyrën për të gjetur lojtarë cilësor, një futbollist si Modriç do të bënte shumë punë për ekipin, duke i ardhur në ndihmë edhe lojtarëve të rinj. Megjithatë, Maldini është shprehur se nuk ka pasur negociata me “Los Blancos” për një transferim të mundshëm të Luka Modric drejt Milanos.

“Ne kurrë nuk kemi negociuar për Modricin, megjithëse gjithmonë kemi thënë se po kërkojmë lojtarë të rinj dhe me përvojë. Profili i Modric do të ishte i përsosur për rritjen e lojtarëve tanë të rinj, por ne kurrë nuk kemi negociuar për të”, tha Maldini.  “Tregu i transferimeve është i gjatë dhe në këtë moment çmimet janë të larta, ne kemi nevojë për lojtarë në pozita të caktuara, por shumë profile janë shumë të shtrenjta për ne”, shtoi drejtori i Milanit.

Modric, që në shtator bëhet 34 vjeç, një sezon më parë ishte shumë afër firmosje me rivalët e Milanit, Interin. Megjithatë gjërat nuk shkuan si duhet, për këtë arsye, Interi hoqi dorë nga kroati, ndërsa këtë merkato nuk ka shfaqur inters për të. Milani është në kërkim të lojtarëve të rinj, me përvojë, por sigurisht me çmim të lirë, pasi klubi kuqezi e ka të limituar buxhetin për shpenzime në merkato.

Skip to toolbar