Manchester United ka arritur një marrëveshje me Leicester për të transferuar qendërmbrojtësin, Harry Maguire për 80 milionë euro. Kjo është një shumë rekord për transferimin e një mbrojtësi. 26-vjeçari pritet të kryejë vizitat mjekësore kët fundjavë në klubin nga Manchester. Ai do të bëhet lojtari i tretë që nënshkruan gjatë verës me United, pas Aron Wan-Bissaka dhe Daniel JAmes, të cilët mbrritën nga Crystale Palace dhe Swansea.
“Klubet kanë rënë dakord dhe kanë mbetur edhe disa detaje të vogla”, është shprehur Berndan Rodgers, shefi i klubit të Leicester. “Duhet të kryen vizitat mjekësore të Harry-it dhe çdo gjë tjetër personale mes tij dhe klubit të ri, por lajmi për arritjen e marrëveshjes është i vërtetë”, është shprehur shefi i Leicester.
Për Harry Maguire ka pasur interes nga shumë klube gjatë verës, por ato u tërhoqën për shkak të shifrës së lartë të transferimit që kërkonte Leicester. Manchester United pranoi të paguante 80 milionë euro për 26-vjeçarin, që është pjesë dhe i kombëtare së Anglisë.
Ai ka luajtur 69 ndeshje në Premier League me Leicester pasi erdhi te “Dhelprat” nga ekipi i Hull City. Marrëveshja do të thotë se Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, duke zhvleftësuar 75 milion dollarët për Virgil van Dijk, që Liverpool i pagoi Southampton në janar të 2018.