Djegia e mandateve, Kryemadhi: E dija që SHBA ishte kundër

Monika Kryemadhi, në një intervistë në Syri.tv, zbuloi se ishte informuara që në janar se  SHBA ishte kundër djegies së mandateve. Ajo tregoi se një zyrtar i ambasadës i kishte shkuar në zyrë, dhe i kishte thënë se “SHBA jo vetëm që nuk do pranonte djegien e mandateve por do dilte kundër”.

“Një zyrtar i ambasadës së SHBA me erdhi në zyrë në muajin janar dhe më tha: SHBA jo vetëm që nuk do të pranojmë djegien e mandateve, por do të dalim kundër. Bojkotin e zgjedhjeve lokale jo vetëm që nuk do ta pranojmë por do të dalim kundër. Këto kanë ndodhur në muajin janar. Dhe unë i kam thënë se ende nuk kemi vendosur gjë për këto gjëra”, është shprehur Kryemadhi.

Duke u shprehur se “nuk jam bërë pishman për djegien e mandateve”, Kryemadhi sulmoi ashpër deputetët që pranuan të futen në kuvend, duke i quajtur qelbësira. “Kanë djegur 182 deputetë mandatet dhe kanë hyrë 17 qelbësira, që njëri shitet me dosjet e SHIK-ut, njëri shitet me dosje terroriste, tjetri me emër të dytë narkomani, tjetri me familjarin që ka në burg, tjetri me drogën, tjetri me korrupsionin, tjetri me tenderat etj”.

“Dhe ky është faji ynë. Dhe çfarë ndodh, njëri me Vettingun e mamit, tjetri me Vettingun e babit, një tjetër sjell një trafikant aty dhe ne nuk merremi më këtë po merremi pse u dogjën mandatet. Shumë mirë bëmë që dogjëm mandatet dhe ishte gjëja më e mirë”, tha Kryemadhi.

Lënia e mandateve, Ristani: Edhe Murrizi votoi ‘pro’, por s`dinim ç`mendonin ndërkombëtarët

Arben Ristani ishte i ftuari i mbrëmjes në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka treguar një detaj interesant nga vendimi opozitës për djegien e mandateve në muajin shkurt. Ristani, duke treguar se vendimi për të djegur mandatet nuk erdhi rastësisht, por i menduar, u shpreh se deputeti demokrat, Myslim Murrizi, votoi ‘pro’ lënies së mandatit dhe më pas u rikthye në Parlament. “Djegia e mandateve nuk erdhi si dielli në një ditë me shi. Ishte paraprirë nga deklarata të Berishës. Te demokratët ishte një mendim që kishte kohë që rrihej, ka qenë një vendim i marrë me unitet. Vendimi për të vajtur këtu, ishte unanim. Madje edhe Murrizi ka ngritur dorën lart pro vendimit. Pothuajse ka qenë 100% i dakordësuar. Edhe unë kam votuar pro”.

Më tej, në delartën e tij, Ristani u shpreh se ndonëse mendimi për lënien e mandateve nuk erdhi si rrufeja në qiell të hapur, në fakt, anëtarët e kryesisë dhe deputetët, nuk kishin informacion rreth qëndrimeve të ndërkombëtarëve. Sipas tij, ajo çka ndodhi më pas, tregoi se ndërkombëtarët nuk ishin pro këtij vendimi.  “Por informacioni që na mungonte ne ishte konsulta me partnerët ndërkombëtarë, që janë ekskluzivitet i liderit. Duhet të ishte diçka e dakordësuar para se të merrej. Fakti që nuk pati mbështetje ndërkombëtare, tregon që nuk ishte dicka e dakordësuar”.  Gjithashtu, Ristani shton se tashmë demokratët janë të papërfaqësuar në të gjithë Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si momentin e duhur për reflektim nga kreu i PD-së, Luzlim Basha.

“Ky moment është  i duhuri për të reflektuar për të parë dhe gjetur se cila është rruga e duhur për t`ia arritur qëllimit. Është kollaj  të thuash se Rama ka rënë, ja dhe pak, deri sa të vijnë zgjedhjet e 2021. Zgjidhja duhet gjetur shpejt, ai zullumin e ka bërë të madh, mundësitë për ta mundur janë, çështja është që ne duhet të shohim te vetja për të mundur rrëzimin e Ramës dhe për të ardhur PD në pushtet. Aktualisht kemi demokrat të papërfaqësuar. Kjo është e tmerrshme në demokraci, i një partie që duhet të mbajë mbështetësit e vetë, dhe të bëhet gati për të ardhur në pushtet. Ka vend për të reflektuar, PD është në mundësitë e veta për të qenë forcë fituese”, u shpreh Ristani.

Cutillo: Maxhoranca të bëjë një hap pas

Djegia e mandateve nga deputetët e opozitës pritet të ndikojë Brukselin në vendimin që do të marrë në qershor për Shqipërinë, përsa i përket hapjes së negociatave me BE-në.

Deklarata është bërë sot nga ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo.

Në një prononcim për gazetarët, Cutillo tha se maxhoranca duhet të bëjë një hap pas.

“Djegia e mandateve na ka surprizuar. Maxhoranca duhet të bëjë një hap pas. Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave” – u shpreh ambasadori italian.

Skip to toolbar