Taulant Balla dhe Blendi Klosi kanë qenë pasditen e sotme në Prrenjas ku kanë prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar bashkie, Nuri Belba.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 qershor, ndërsa ka shtuar se Edi Rama do të marrë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.
“PS ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet. Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve. Zgjedhjet më 30 qershor janë detyrim kushtetues”.
“Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndëshkim për këdo që do të cënojë zgjedhjet. Në 2021 Edi Rama do të marrë mandatin e tretë”.