Basha flet 2 minuta si ‘triumfator’ para artistëve: Nesër bëjmë marrëveshje, hajdeni të gjithë

Lajmëroi se do të shkonte 22 në Teatrin Kombëtar, por Lulzim Basha ka shkuar me më shumë se 40 minuta vonesë. Madje ka hyrë si triumfator në mes artistëve, qytetarëve dhe militantëve të Partisë Demokratike, të cilët ishin duke mbajtur fjalime, pasi Policia e Shtetit tërhoqi forcat e saj nga teatri, duke mos lejuar që të tensionohej situata. Kreu i demokrartëve, që ishte dhe gjatë paradites në protestën te Teatri Kombëtar, pasi ka takuar disa artistë dhe qytetarë, nën thirrjet “Rama Ik”, ka mbajtur një fjalë rasti, duke u bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të jenë të pranishëm të enjten gjatë kohës që do të firmoset marrëveshja.

“Të dashur bashkëqyetar nga Tirana dhe gjithë Shqipëria. Të dashur artistë, dua t`ju falënderoj për shembullin e jashtëzakonshëm heroik, që i treguam sot mbarë botës se me qëndresën tonë, mirënjohje për sakrifcën tuaj. Ju jeni krenari dhe frymëzimi për opozitën, për qytetarët, për rininë, dhe jeni që sot e tutje etaloni i ri i qëndresës kundër të keqes. E kuptoj gëzimin tuaj, që është i përligjur, kemi parë sot brutalitetin e një shteti,të një hajduti psikik, që do të shkatërrojë dhe këtë truall fisnik”.

“Këtë godinë që është shumë më shumë se sa Teatri Kombëtar. Është kujtesë e trashëgimisë. Beteja do vazhdojë deri në fitoren e vlerave të ligjit mbi antiligjin, mbi këtë regjim anti-kombëtar. Dua të kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës, nga nesër të jemi të gjithë këtu sepse brenda kësaj godine do të nënshkruajmë marrëveshjen për Teatrin Kombëtar. Do të bëhet realitet ditën e parë që vendi do të ketë një qeveri të dalë nga qytetarët”, u shpreh shkurt në fjalmin e tij Lulzim Basha.

Basha u shpreh se ai do të jetë në orën 11:30 te Teatri Kombëtar për të nënshkruar marrëveshjen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatarit. Në fakt, ky orar nuk është rastësi, pasi Basha, ndonëse nuk e ka konfirmuar zyrtarisht prezencën, në orën 09:00 është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për dosjen “Toyota Yaris”, përpara prokurorëve të ardhur nga Belgjika.

Skip to toolbar