Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar, me inicialet K.Ç., nga fshati Toç i Tepelenës, i cili është kapur duke transportuar lëndë narkotike Cannabis. Sipas policisë, mësohet se mëngjesin e të mërkurës shtetasi i mësipërm është arrestuar në flagrancë te “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës.
Sipas polcisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kishte dyshime se shtetasi K.Ç., ishte duke transportuar me mjetin etij lëndë narkotike Marjuanë në drejtim të tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 42 kg e 260 gr lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ” Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.