Ajo quhet Rose Hanbury, dhe së fundmi është në gjendur në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të zërave që thonë se është e dashura e princit William.
Mediat britanike shkruajnë se Hanbury që mban titullin e Markezës së Cholmondeley ka qenë shoqe e ngushtë e çiftit mbretëror, për shkak se së bashku me Kate Middleton dhe Princin William kanë ndjekur shkollën në Norfolk.
Mendohet se tradhtia ka ndodhur gjatë kohës që Kate ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, Princin Louis.
Më parë Rose ka qenë modele dhe është bashkëshortja e Markezit të Cholmondeley i njohur si regjisor David Rocksavage.
Mediat shkruajnë se nuk ka rrezik që çifti të ndahet, por lidhja jashtëmartesore e William e ka tronditur pallatin dhe martesën e tyre.