Vritet gaztarja në protestat e Iralndës së Veriut

Londonderry – Një hetim për vrasje ka nisur pasi një grua e re në moshë u vra gjatë natës së protestave në Londoderry, në Irlandën e Veriut.

Policia e përshkruan si një “incident terrorist“. Disa raportime, ende të pakonfirmuara, japin detaje duke bërë të ditur se 29 vjeçarja ishte gazetare dhe po mbulonte ngjarjet e protestave të dhunshme.

Të shtëna me armë zjarri dhe bomba molotov raportohet të jenë përdorur gjatë orëve të protestës në Creggan, një zonë e qytetit që nacionalistet preferojnë ta quajnë “Derry”. Tensionet janë rritur në prag të Pashkëve, dhe shumë irlandezë po përkujtjnë kryengritjen e armatosur kundër rregullit Britanik të vitit 1916, që u bë I njohur si Kryengritja e Pashkëve.

Gazetarja Leona O’Neill gjatë një postimit në tëitter u shpreh se kish qenë në krahë të viktimës kur ajo u rrëzua dhe kishte lajmëruar menjëherë ambulancë, edhe pse gruaja e re nuk arriti të mbijetonte, duke humbur jetën në spital. “Vetëm 29 vjeçare. Nuk mund ta kapërdijë”, u shpreh ajo. 

Zëvendës shefi i forcave policore të këtij rajoni konfirmoi vdekjen e gruas së re në moshë, duke theksuar se çështjen po e trajtojnë si një incident terrorist dhe për këtë ka nisur një çështje hetimore.

Ngjarja është kritikuar në mjedisin e përcarë politik. Disidentët Republikanë po akuzohen për valën e dhunshme të protestave, të cilat paralajmërojnë një mundësi të madhe destabiliteit gjatë kremtimit të Pashkëve.

Në Janar një autobombë shpërtheu pranë godinës së drejtësisë në Londonberry, por fatmirësisht nuk pati viktima. Një grup i vetëquajtur “IRA“, mori përsipër vendosjen dhe shpërthimin e autobombës.

Disa grupe vijojnë kundërshtimin e procesit të paqes edhe pas 21 vitesh prejt marrëveshjes së të Premtes së Mirë.

Skip to toolbar